Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) gjatë ditëve të fundit ka pranuar një numër të madh të ankesave nga bizneset e Komunës së Gjakovës, lidhur me “Rregulloren për orarin e punës së veprimtarive afariste dhe OJQ-ve në këtë komunë. OAK ka kërkuar që kjo rregullore të mos jetë funksionale gjatë periudhës së festave të këtij viti të ri.
“Sipas nenit 14, paragrafi 14.1 të Rregullores për orarin e punës së veprimtarive afariste dhe ojq-ve në komunën e Gjakovës “Të gjitha veprimtaritë afariste të parapara me këtë Rregullore nuk punojnë gjatë festave zyrtare të Republikës së Kosovës” dhe paragrafi 14.2 “Përjashtim nga paragrafi paraprak kanë veprimtarit hoteliere, furrat e bukës, sallonet e ondulimit, veprimtarit shëndetësore, pikat e shitjes së karburantit dhe subjektet afariste me veprimtari të veçanta për të cilat merret pëlqimi paraprak nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik.”. Neni 18 për Dispozitat Ndëshkuese, specifikohen masat ndëshkuese në rast të mos respektimit të kësaj rregullore. Nisur nga fakti që ky vendim është në nivel lokal dhe si i tillë ekziston vetëm në Komunën e Gjakovës, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të lejohet të punohet në baza vullnetare”, thuhet në komunikatën e OAK.
Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që kjo rregullore të shfuqizohet deri në momentin që të kalojë në nivel qendror, pasi që bizneset mund të mos kenë qenë të njoftuara, ose janë njoftuar me vonesë.
“Një vendim i tillë konsiderohet se do të dëmtoj edhe konsumatorët e Komunës së Gjakovës, sepse i kufizon mundësitë e arritjes deri tek produktet ose shërbimet që ata i dëshirojnë gjatë periudhave të festave. Oda e Afarizmit të Kosovës mirëpret një vendim të tillë në nivel qendror dhe me informim paraprak të të gjitha bizneseve dhe qytetarëve”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën