Tashmë është përhapur lajmi se "O Sa Mirë" do të rikthehet me personazheve të reja.

Megjithatë historia mbetet po e njëjta, por artistët që do të jenë pjesë e këtij seriali do të jenë të rinj.


Seriali ka hapur tashmë audicionin, për të pranuar aplikime nga aktorët e rinj që duan të jenë pjesë.

Kjo është thirrja e bërë publike nga O Sa Mirë":"Po fillon, po fillon, po rikthehet Historia e vjetër me artistë të rinj. A keni dëshirë të bëheni pjesë e Audicionit të Serialit “O sa Mirë” ? Ju mirëpresim. Jemi duke u bashkuar të gjitha trojet Shqiptare në një vend, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, besa edhe prej Diaspores. E keni mundësin, e keni momentin të bëheni pjesë të ekipit ma te madh e më argëtues Artistik O Sa Mirë. Mos harro! Prej 01.11.2024 e deri me 15.11.2023. Për audicion Dërgoni një video 2 min, tregoni talentin dhe aftësitë tuaja artistike... Në këtë email: info@osamire.al Ti bën që dikush të qesh, ti je i ftuar tek O Sa Mirë. Kjo s’është shkollë, kjo o diçka ma tepër.. O Sa Mirë me qene me Ju", shkruhet në njoftim. /Telegrafi/