O sa keq me qenë shqiptar!
![O sa keq me qenë shqiptar!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/03/fadil-lepaja-e1456827918932-780x439.jpg)
Inxhinierët e “shpirtit” ta ndërrojnë identitetin derisa t’i gërhet për shtatë apo tetë palë qejfe. Mbrëmë rashë me fjet si shqiptar. Bëra atë shenjën e shqiponjës para pasqyrës dhe fjeta shpejt. Koka pa dilema, gjumë i rehatshëm qysh ka thënë i moçmi.
Në mëngjes, sapo i hodha një sy telefonit tim të mençur, situata kishte ndryshuar. Kishte dominuar e kaltra dhe ato pesë apo gjashtë yjet e flamurit. E kaltra e Evropës, qielli, krejt kjo ishte në rregull. Por, po shihja yjet ditën. Mbase e kam nga gjumi pamjaftueshëm, mendova.
Edhe atë mund ta ketë zënë gjumi, të shkretin djalë. Kështu, për të arsyetuar veten kishte klithur duke hedhur fajin tutje. “Racë e poshtër”, i rrëshqiti padashur. Kot që e suspenduan. E tha në afekt.
Pastaj, kush kishte mundësi, dhe nuk zgjohej herët për të ikur në punë, e kishte përcjellur drejtpërdrejtë luftën identitare, e cila po zhvillohej në disa profile të njohura, të cilat e orientojnë turmën virtuale dhe kombin virtual. Mbrëmë, debati paska anuar sa andej e sa këndej. Me të shara e me të qara. Aty nga ora dy e natës , bazuar në numrin e pëlqimeve të njërit nga ata i cili jeton nga debatet e këtij lloji, po fitonin ata. Pastaj, dikur paska folur edhe Blushi dhe krejt kjo çështje e mori rrokullimën. Nuk mundesh të mos deklarohesh. O me ne, o me ata! Kur të shajnë edhe mund të heshtësh, dhe të thuash se e kanë nga xhelozia, por kur të lavdërojnë duhet rrahur gjoksin patjetër.
Për mua, krejt kjo nuk ka ende peshë! Nuk është kyçur ende Qosja. As Kadareja. Edhe heronjtë tanë modern, anglez, gjerman, nga Zvicra etj., pra shqiptarë dhe kosovarë nga të gjitha kombet, po heshtin. Nuk po deklarohen. Kur Majlinda e fitoi medaljen e artë u gëzuam të gjithë. Në Prishtinë, Tiranë, edhe në “Galatasaraj”. E pse jo ?
Pra, ne jemi pjesa elite e kombit. Kështu, tha Blushi. Tash rrjedhimisht edhe debutuesve tanë kryesorë, i bie të jenë elitë. Edhe debutuesit nëpër kafene, po ashtu. Duke pirë raki, apo çaj, krejt njësoj. E, kur jemi te heronjtë tanë elitarë, dorën në zemër, pak nga ata që u rritën këndej apo andej bjeshkëve të Nëmura, i kapën përmasat globale. Nuk u bënë të famshëm duke promovuar kulturën shqiptare, kosovare, ulqinake, preshevare, tetovare, are, are… Qytetarë anglezë, amerikanë, gjermanë, me edukim po aq amerikan, anglez, gjerman, kapën majat e biznesit kulturor apo sportiv dhe pastaj, papritmas doli se edhe ne kemi merita. Përse të mos ndihemi edhe ne meritorë. Para nesh, vrapuan politikanët të fotografohen, për të dëshmuar kështu se edhe politika e tyre i kapë majat, pavarësisht se gjërat në vend po shkojnë për turp.
Të gjithë që u nderuan me çmime, thonë se ndihen krenarë se janë shqiptarë, se janë nga Kosova. Në mediat globale, bëjnë me duar shenjën e shqiponjës. Pastaj, vëmendjes së falur globale nuk i shikohen dhëmbët. U ndiem edhe ne të veçantë. Ndjenjë e mirë pas gjithë asaj që kishim kaluar, kur na mohonin dhe fyenin kolektivisht. Na shanin kryesisht si shqiptarë. OK, duhet të harrojmë edhe të këqijat e shumë të tjerëve, me ADN-ën tonë, kosovarë, shqiptar, ar, ar, të cilët mediat i “kapën” për të keq, qoftë si bosë të krimit, terrorit, apo për të pabëra të tjera. Ata nuk ishin nga Kosova, as nga Shqipëria. Ata janë rritë dhe edukuar jashtë! Nejse.
“Racë e poshtër”! Një sharje në Facebook dhe do ti atë natë qëlluan kujdestarë edhe prindër të kombit, të cilët na zgjuan me alarm për të na treguar se na paskan ofenduar mbi baza nacionale. Shqiptarët na paskan thënë “Racë e poshtër”. Duhet të qani, me patjetër, na thanë. Pa qarë nuk të përkundë askush. Duhet të mblidhemi para Ambasadës së Shqipërisë për të protestuar, sepse një gazetar të cilit pakkush ia ka ditur emrin, së paku këndej, u bë hero i kafeneve dhe…”racë e poshtër”. Po të mos ngatërrohej Blushi në këtë mesele dhe të na quante elitë, mbase krejt do të përfundonte me aq.
Populli ynë i etur për debate, pasi për të gjitha temat duhej t’i referohej partisë para se të shfaqte mendimin e vet, qoftë edhe rreth gotës së rakisë apo të çajit, sot debaton për gjithçka. Tash nuk është as kjo temë e parëndësishme. Raki apo çaj. Ata që pinë raki gjithsesi janë, po e dini tashmë se çfarë janë. E këta të çajit, janë të prapambetur! Për këta të dytët kaq mund të thuhet, se librat e shenjtë nuk është se e kanë kapur në ndonjë ajet apo urti hyjnore këtë punën e çajit.
Tash, racë e poshtër apo elita e kombit, kjo është esenca e krejt debatit që e hapën dy gazetarë nëpër republikat tona popullore – virtuale. E të tjerët na numërojnë, sepse u duhet me patjetër për të vizatuar kufijtë dhe për të projektuar luftëra potenciale. Për krijuesit e krizave, luftërave është krejt njësoj nëse e hedh një kokë derri para xhamisë, e vret një grup të rinjsh duke u larë në lum, thyen gurët e varrezave, fut në misrin e fqinjit serb një lopë shqiptare, apo bën karikaturat e profetit. Apo e shanë racën! Racë e poshtër! Kjo edhe mund të ndodhë spontanisht, por ata gjithnjë dyshojnë në qëllimin. Sa hapë e mbyll sytë, ne edhe ata e shohim veten në luftë. Kur ai qëllon, ti duhet të mbrohesh, të hakmerresh. Pastaj pason debati se kush e filloi i pari…! Tashmë dëmi është bërë.
Pra, na numërojnë sa herë të duan dhe si të duan. Në agjendat e emisarëve special, sipas nevojës, na regjistrojnë me emra të ndryshëm kolektivë. Kur harta etnike nuk i ngjanë lëkurës së leopardit, puna nuk është mirë për politikën. Duhet shumë punë për të krijuar problem. E pa problem nuk ka as zgjidhje. Rreth i mbyllur or vëlla. Pra ngrihen konflikte rreth temave të cilat nuk ekzistojnë, por janë po aq të ashpra sa ato reale sepse kanë të bëjnë me egon individuale, me mundësitë e qasjes në buxhet të shtetit, sepse ai është burimi i vetëm i jetesës për vendet e varfra .
E ti, nëse dyshon në armiqtë e tu, nëse nuk e pranon konfliktin, atëherë sa hap e mbyll sytë t’i prodhojnë të tjerë, e të tjerë dhe gjithnjë të tjerë, derisa të përshtaten për masën tënde, qysh është edhe adeti. Duhet të jesh i kënaqur edhe me armiqtë e tu, sepse ata e përcaktojnë identitetin tënd.
Lufta e patateve, çimentos etj., nuk mjaftoi për të krijuar armiqësi. Ishin interesa biznesesh të vogla. Pra, duhej prekur në ego të “prindërve” të kombit. Prindërit i kemi tashmë. Na duhet veç edhe kombi. Por, kombi nuk po qanë! Pa qarë nuk funksionon. Nuk të përkund askush. “Racë e poshtër”!
U ngrita në mëngjes, i hutuar. Më kishte ikur ideja se kush jam. Na e kanë vu një softuer, por nuk po na bie sipas masës. Në mbrëmje biem në gjumë me idenë se jem shqiptarë, në mëngjes zgjohemi kosovarë, e disa iliridas, disa luginas, e disa të tjerë malësorë. Varësisht se si kanë performuar mbrëmë agjentët tonë në Facebook, aty ka mbetur edhe “lufta identitare”. Ka edhe çam, e ka edhe bam.
Vetëm të mos bëjë bam. Vetëm pa viktima! Të tjerat rregullohen. Trajtohet vetëm si virus…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/w3tw-380x233.png)
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
![Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-234938-380x233.png)
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_19-27-380x233.png)
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
![E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-222432-380x233.png)
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
![“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Untitled-design-2024-07-26T081830.605-696x392-1-380x233.png)
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit
![Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_3-80-380x233.jpg)
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Zana-Spahiu-380x233.jpg)
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
![Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/arne-slot-380x233.png)
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
![Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/dacic-radoicic-768x517-1-380x233.jpg)
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
![I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/trent-alexander-arnold-380x233.png)
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
![Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_2-99-380x233.jpg)
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
![Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/image-2024-07-25T175333.484-380x233.jpg)
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq