LAJMI I FUNDIT:

NYT: Do të shfajësohen dy të dënuar për vrasjen e Malcolm X

NYT: Do të shfajësohen dy të dënuar për vrasjen e Malcolm X

Dy nga tre personat e dënuar për vrasjen e Malcolm X në vitin 1965 pritet të shfajësohen të enjten nga Prokurori i Qarkut të Manhatanit, sipas një raporti të siguruar nga The New York Times.

Një hetim 22-mujor i kryer nga Zyra e Prokurorit të Distriktit të Manhatanit dhe avokatët e dy burrave – Muhammad A. Aziz dhe Khalil Islam – zbuloi se prokurorët, FBI dhe Departamenti i Policisë së New Yorkut gjetën prova kyçe që mund t’i lirojnë ata, sipas thetimes.


Burrat në kohën e vrasjes së aktivistit të të drejtave civile njiheshin si Norman 3X Butler (Aziz) dhe Thomas 15X Johnson (Islam).

Në një intervistë me The Times, Vance kërkoi falje për dështimin e zbatimit të ligjit dhe tha se “Kjo tregon të vërtetën se zbatimi i ligjit gjatë historisë shpesh nuk ka arritur të përmbushë përgjegjësitë e tij. Këta njerëz nuk morën drejtësinë që meritonin”, transmeton Telegrafi.

Provat gjatë hetimit, sipas raportit, treguan dështime që përfshinin dokumente të FBI-së, të cilat zbulonin informacione për shfajësimin e dy burrave gjersa shënimet e prokurorëve nuk zbuluan praninë e oficerëve të fshehtë në sallën ku u vra Malcolm X.

Aziz, 83 vjeç, u lirua nga burgu në vitin 1985; Islami u lirua në vitin 1987 dhe vdiq në vitin 2009.

Malcolm X, një nga zërat më të fuqishëm në luftën kundër racizmit në vend, doli në skenën e Audubon Ballroom në New York më 21 shkurt të vitit 1965. Jo shumë kohë më pas, u qëlluan dhe ikona vdiq.

Tre burra u dënuan në vitin 1966. Mujahid Abdul Halim (i njohur si Talmadge Hayer dhe Thomas Hagan), Aziz dhe Islami u dënuan me burgim të përjetshëm. Për vite me radhë, Azizi dhe Islami thanë se ishin të pafajshëm. Halim tha se mori pjesë në atentat gjersa mohoi pjesëmarrjen e dy burrave të tjerë.

Aziz ende po përpiqet të pastrojë emrin e tij, sipas Projektit të Pafajësisë. Ai ka mbartur stigmën e dënimit për më shumë se 50 vjet.

Halim u përpoq të lironte Azizin dhe Islamin nga vrasja kur mori qëndrimin e dëshmitarit më 28 shkurt 1966. “Unë vetëm dua të dëshmoj se Butler (Aziz) dhe Johnson (Islam) nuk kishin asnjë lidhje me të… Unë isha atje, e di se çfarë ndodhi dhe i njoh njerëzit që ishin atje”, tha Halim.

Nuk kishte asnjë provë fizike që e lidh Azizin apo Islamin me vrasjen e një prej figurave më të rëndësishme afrikano-amerikane të shekullit të XX-të, sipas Projektit të Pafajësisë.

Azizi kishte gjithashtu një alibi, duke thënë se ishte në shtëpi duke u kujdesur për këmbën e lënduar. “Ditën e vrasjes, që ishte mëngjes i së dielës, isha shtrirë në divan me këmbën lart dhe e dëgjova në radio”, kujton Aziz në “Kush e vrau Malcolm X?”, sipas Innocence Project.

Rishikimi i rastit nga Vance në muajin shkurt të vitit 2020 erdhi pas një serie dokumentaresh të Netflix – “Kush e vrau Malcolm X?” – e cila ngriti një mori pyetjesh të reja.

Zyra e prokurorit të qarkut njoftoi rishikimin dhe tha se kishte punuar me projektin jofitimprurës Innocence Project, i cili kërkon të shfajësojë të dënuarit gabimisht.

Vajza e Malcolm X, Ilyasah Shabazz, në një deklaratë në atë kohë, tha se shpresonte që hetimi “do të sjellë qartësi dhe transparencë në lidhje me këtë akt shkatërrues, kriminal kundër familjes sime dhe të gjithë ndjekësve të përkushtuar të një Malcolm të dashur”.

“Babai im jetoi jetën duke mbrojtur dhe ndoqi të vërtetën”, tha ajo. “Ai meriton të njëjtin përkushtim ndaj së vërtetës nga të gjithë ne”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori