LAJMI I FUNDIT:

Nysrete Kumnova rrëfen momentin kur serbët i rrëmbyen djalin e vetëm, për fatin e të cilit as sot nuk di asgjë (Video)

Nysrete Kumnova rrëfen momentin kur serbët i rrëmbyen djalin e vetëm, për fatin e të cilit as sot nuk di asgjë (Video)

Nysrete Kumnova, drejtuese e shoqatës “Thirrjet e nënave”, në “Personale” me Krenare Vokshi-Shala, ka rrëfyer momentin më të vështirë në jetës e saj, kur forcat serbe i kanë marrë djalin e vetëm për fatin e të cilit as sot nuk di asgjë.

Kumnova ka rrëfyer momentet kritike kur ishin rrethuar nga forcat serbe në Gjakovë.


“Me 31 mars në shtëpinë tonë ishim bashkë me familjen e motrës, dhe fqinjë tjerë kur jemi rrethuar nga forcat serbe e që më nuk kemi mundur të lëvizim”.

Ajo thotë se para këtij rrethimi kishin vendosur të largohen nga shtëpia për të shkuar në Shqipëri, pasi e panë se situata aspak nuk është e mirë.

“Me 30 mars të vitit 1999 bashkëshorti im Muharremi më tha po dalim në Shqipëri se gjendja nuk është e mirë. Shkova ta zgjoj djalin tim Albionin. Më tha “kush po ju thotë, pse me dalë në Shqipëri”. I thashë “për me ju shpëtu juve bre bir”.

Kumnova tregon se pasi kishin dalë te vetura, djali i kishte thënë edhe një herë “pse bre mom me dalë, ma mirë po qëndrojmë në shtëpinë tonë”.

“E thirra Muharremin, i thashë Albioni nuk po do me dalë. Dhe dolëm nga kerri e u kthyem në shtëpi”, tregon Kumnova, përcjell Telegrafi.

Siç rrëfen ajo, ditën e nesërme policia serbe ishin futur në shtëpinë e tyre.

Pasi u kishin ndalur televizorin, ata kishin thënë “dyshuam mos po e shikoni Zërin e Amerikës”.

“Pas pesëmbëdhjetë minutave, Arjeta, vajza e vogël që ka qenë në katin e lartë erdhi poshtë e tha ‘nënë i arrestuar të gjithë’. Dolëm nga shtëpia mos po i shpëtonim. Ata i kishin shtrirë në rrugë mos me lëvizë. Neve na kthyen në shtëpi duke na kërcënuar me vrasje, dhe nga ai moment më nuk i kemi parë”.

Ajo thotë se meqë në Gjakovë kishte edhe serbë dhe në fabrikën ku punonte kishte pasur edhe gra serbe, kishte thirrë në telefon nënën e njërit polic serb që dyshonte se ishte në shtëpinë e saj. Ajo i kishte thënë se djalin e ka në punë, duke ja shtuar edhe më tej dyshimet se ai ishte me uniformë.

“Të nesërmen shkova në polici dhe e pashë Millanin [djalin e koleges që e kishte ne punë], dhe e thirra dy herë por ai bëri sikur s’më dëgjon dhe është larguar. Doli një tjetër që poashtu e njihnim,  më tha “çka ke”. I thashë “ma morën Albionin dhe pesë të tjerë”. Më tha “ani se ndoshta janë shkuar në Shqipëri”. I tashë ”jo se kuleta dhe dokumentet i kanë mbetur në shtëpi, s’ka pare për të shkuar në Shqipëri”. Ma ktheu ”jo si nuk i duhen paratë”. Nga aty kuptova se diçka e keqe ka mundur të ndodhë me ta”.

Drejtuesja e shoqatës “Thirrjet e nënave”, ka thënë se pesë persona nga ai grup janë gjetur në varrezën masive të Batajnicës, ndërsa Albioni ende nuk është gjetur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori