LAJMI I FUNDIT:

Nysrete Kumnova: Qeveria e Serbisë, edhe të vdekur po e mban peng djalin tim (Video)

Nysrete Kumnova: Qeveria e Serbisë, edhe të vdekur po e mban peng djalin tim (Video)

Nysrete Kumnova, drejtuese e shoqatës “Thirrjet e nënave”, në “Personale” me Krenare Vokshi-Shala, ka thënë se grupi i meshkujve që janë rrëmbyer bashkë me djalin e saj janë gjetur në Batajnicë ndërsa dyshon se nuk është e rastësishme që djali i saj nuk është gjetur.

“Nuk mendoj se është e rastësishme. Edhe Albioni duhej me qenë bashkë me pesë të tjerët që janë rrëmbyer bashkë, por Serbia qëllimisht nuk po e dorëzon trupin e tij për shkak të rolit tim të zëshëm”.


Ajo thotë se deri tash ka ngritur zërin në kërkim të gjithë të zhdukurve, por tash ka filluar ta kërkojë edhe djalin e saj pasi thotë se “edhe ai ka emër dhe mbiemër”.

“Dihen njerëzit që e kanë marrë por qeveria e Serbisë po e mban peng Albionin edhe të vdekur. Kjo është shumë e dhimbshme”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Kumnova në varrezat e martirëve ka hapur edhe një varrezë boshe që thotë se do ta varros një ditë djalin e saj të vetëm Albionin.

“Kemi mbarue varreza boshe. Aty është edhe varri i Albionit. Ish shumë e vështirë të shkoj prindi në varrezë boshe. Por mendojmë se një ditë gjendet e varroset si shokët e vet. Vështirë pa gjurmë”, tha ndër të tjera Nysrete Kumnova./Telegrafi/