LAJMI I FUNDIT:

Nxorën trupin e pajetë të vajzës duke besuar se ajo ishte gjallë – pas pesë ditësh lutjesh, doktori u tha vetëm një gjë

Nxorën trupin e pajetë të vajzës duke besuar se ajo ishte gjallë – pas pesë ditësh lutjesh, doktori u tha vetëm një gjë

Historia e mëposhtme ngatërroi shumë njerëz dhe u regjistrua në komunën Waspam në Nikaragua.

Lakalle Blue Radio raporton se të afërmit e një vajze 24-vjeçare, e cila u varros së fundmi, vendosën të zhvarrosin trupin e saj, duke besuar se ajo është gjallë dhe duke shpresuar ta zgjojnë me lutje.


Amerikania viziton varrezat dhe i pastron falas - merr lëvdata prej qytetarëve
Lexo po ashtu Amerikania viziton varrezat dhe i pastron falas - merr lëvdata prej qytetarëve

Vajza u identifikua si Maria dhe tre ditë pas varrimit, të afërmit e babait të saj vendosën të shkonin në varreza.

Pasi gërmuan varrin, ata e nxorën trupin e pajetë dhe e mbështollën me një batanije ndërsa e dërguan në shtëpi.

Aty nisi një lloj rituali fetar me besimin se pjesëtari i familjes do t’i hapte sytë, raporton Minha Claro.

Lajmi është publikuar në rrjetet sociale, së bashku me një foto ku shfaqen tre persona, si dhe një trup në shtrat. Fytyra e vajzës nuk duket.

Familja raportohet se e ka marrë një telefonatë se vajza ishte gjallë, gjë që i ka shtyrë të reagojnë ata.

Pas pesë ditësh, familja u vizitua nga një mjek nga spitali lokal, i cili u tha se Maria kishte vdekur.

Të njëjtat media raportojnë se prindërit dhe familjarët e afërt kanë vendosur ta kthejnë trupin në varreza dhe ta varrosin për herë të dytë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori