Në tri fshatra të Vushtrrisë, në Zhilivod, Bivolak dhe në Stroc të dyshuar të panjohur janë parë duke nxjerrë thëngjill, ndërsa lidhur me këtë njësitet policore po hetojnë rastet.

Tri rastet e nxjerrjes së thëngjillit kanë ndodhur të mërkurën.


Lexoni të plotë raportin e Policisë: Fsh. Zhilivod, Vushtrri 21.09.2022 – 11:30. Të dyshuar të panjohur me dy ekskavator janë hasur duke nxjerr thëngjill, të cilët kanë arrit të ikin duke lënë ekskavatorët. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa inspektorët e minierave dhe mineraleve janë duke inspektuar vendin.

Fsh. Bivolak, Vushtrri 21.09.2022 – 14:18. Të dyshuar të panjohur me tre ekskavator janë hasur duke nxjerr thëngjill, të cilët kanë arrit të ikin duke lënë ekskavatorët. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa inspektorët e minierave dhe mineraleve janë duke inspektuar vendin.

Fsh. Stroc, Vushtrri 21.09.2022 – 15:00. Të dyshuar të panjohur me ekskavator janë hasur duke nxjerr thëngjill, të cilët kanë arrit të ikin duke lënë ekskavatorin. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa inspektorët e minierave dhe mineraleve janë duke inspektuar vendin. /Telegrafi/