LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit do të kenë mundësi të përmirësojnë notat kur të kthehen në shkollë

Nxënësit do të kenë mundësi të përmirësojnë notat kur të kthehen në shkollë
Foto: Ilustrim

Tri ditë më parë ka përfunduar procesi mësimor në vend, ku nxënësit janë notuar për vitin tashmë të përfunduar shkollor. Duke qenë se që nga muaji mars është ndërprerë mësimi për shkak të pandemisë dhe ky vit shkollor ka vazhduar me mësimin online, nxënësve do t’u jepet edhe një mundësi për t’i përmirësuar notat kurdo që kthehen në objektet shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përveç 32 mijë nxënësve që nuk kanë ndjekur mësimin online, mundësinë për t’u rinotuar do t’ua jap edhe nxënësve të tjerë.


Kritika për mënyrën e notimit të nxënësve ka edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës, ku kryetari i saj, Ymret Reshiti, në një përgjigje me shkrim thotë se mësimdhënësit nuk kanë respektuar udhëzuesin për vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në distancë.

Në udhëzuesin për vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në distancë, thuhet se nota përfundimtare nuk duhet të jetë më e ulët se ajo e datës 11 mars 2020, kur është ndërprerë mësimi i rregullt në shkollë për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19.

Por, Reshiti, thotë se kjo pikë e udhëzuesit nuk është respektuar nga mësimdhënësit në Kosovë.

“Këshilli i Prindërve të Kosovës ka pranuar shqetësime nga disa prindër për shkak se ka mësimdhënës që me rastin e vlerësimit të nxënësve-notimit, nuk po respektojnë Vendimin e Ministrit të Arsimit nr.1022 dt.24.04.2020 , por po i notojnë nxënësit me nota më të ulëta se sa nota që ka pasur nxënësi para datës 11 mars 2020. Këshilli i Prindërve të Kosovës kujton se, pika 4 e Vendimit të Ministrit të Arsimit nr.1022/2020 thotë: ‘Nota përfundimtare e vitit mësimor/shkollor 2019/2020 në një fushë kurrikulare/lëndë mësimore nuk duhet të jetë më e ulët se ajo e datës 11 mars 2020, kur është ndërprerë mësimi i rregullt në shkollë për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19’”, thuhet në përgjigje.

Ai thotë se moszbatimi i udhëzuesit dëmton rëndë interesin e nxënësve.

Ndërkaq, Rinor Qehaja nga Instituti EdGuard, thotë se prejse ka filluar mësimi nga distanca kanë avokuar që vlerësimi të anashkalohet.

“Neve kemi avokuar qysh nga fillimi që vlerësimi të anashkalohet në këtë fazë, aq më shumë kur dihet që ministria qysh në fillim ka përcaktuar të gjitha fushat kurrikulare pa përjashtim, e që pastaj po të njëjtat vështirë që mund të evidentohen dhe vlerësohen nga mësimdhënësit për secilin nxënës sikurse të parashikuar në kurrikulë. Pra, në situatë si kjo edhe po të kishte një vullnet të mirë dhe infrastrukturë për zbatim të po të njëjtës, teknikisht do të ishte e pa vështirë. Neve jemi dëshmitarë të situatës kur edhe në kushte normale në një ambient të mirëfilltë shkollor mësimdhënësit kanë vështirësi vlerësimin e nxënësve duke u bazuar në rezultatet e të nxënit të thirrura nga kurrikula”, thotë ai.

E ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, për KosovaPress, ka deklaruar se do t’iu ofrohet të gjithë nxënësve një mundësi për përmirësim të notave kurdo që kthehen në objektet shkollore.

“Jemi në mundësi të cilën jemi duke e shqyrtuar seriozisht, t’iu jepet një afat i caktuar kohor në mënyrë që këta nxënës edhe ata të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në proces për shkak të rrethanave, problemeve të cilat nuk po dua tash t’i komentoj disa nuk kanë pasur qasje, disa nuk kanë pasur pajisje. Por, do t’iu ofrohet një mundësi në shtator dhe ne jemi duke i bërë përgatitjet e duhura”, thotë ai.

Viti shkollor 2019/2020 ka përfunduar tri ditë më parë, ndërsa me 13 mars Qeveria e Kosovës kishte mbyllur shkollat si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19, kurse mësimi online ka filluar më 23 mars. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori