LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit e shkollës “Gjon Serreçi” në Ferizaj u përleshën me thika

Nxënësit e shkollës “Gjon Serreçi” në Ferizaj u përleshën me thika

Drejtori i shkollës ”Gjon Serreçi” në Ferizaj – Milazim Dërguti ka pranuar se në shkollën të cilën ai e drejton ka ndodhur një përleshje mes nxënësve.

Për pasojë nxënësit janë qëlluar dhe me armë të ftohtë ndaj njëri tjetrit, ku të gjithë kanë marr lëndime të rënda por që tashmë janë rrezikut për jetë, njofton Klan Kosova.


Këto detaje i dha në Ora e Fundit, Milazim Dërguti, ku pjesë e kësaj përleshjeje ishte dhe djali i tij, por që për të gjithë ata që u përfshinë në këtë incident, ai deklaroi se do të merren masa.

”Unë nuk mund të dalloj nxënësit, të gjithë ata janë djem të mi. Gjendja e tyre tashmë është e mirë. Sot rreth orës 12:30 ka filluar një zënkë mes tyre në oborrin e shkollës. Më pas ka ardhur një grup tjetër ku dhe janë përleshur mes vete. Lëndimet kanë ardh si pasojë e përdorimit të armës së ftohtë(thikës)”.

“Njëri ka marr lëndime në shpinë ndërsa tjetri në fytyrë, lëndimet vërehen bukur shumë”.

Drejtori mohon se këta nxënës të lënduar kanë qenë të përfshirë më parë në incidente”.

”Ne konsiderojmë dhe konstatojmë që e vetmja masë drejtë është këshillimi. Pas këtij incidenti me bukur lendime të theksuara ende nuk është marr ndonjë masë, por besohet se do të merret në ditët në vazhdim”.

”Nuk i dalloj nxënësit e tjerë nga djali im, masat do të jenë trajtimi i tyre përmes këshillimit dhe trajtimit me masa përkatëse edukativo-arsimor. Ky nuk është rasti i vetëm, ka ndodhur edhe më herët një rast i tillë, nxënësi pas kërkesës së prindit të tij është transferuar”, ka përfunduar Dërguti. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori