LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit e shkollë “Ismail Qemali” marshuan për nder të 5 nxënësve që humbën jetën në aksidentin tragjik

Nxënësit e shkollë “Ismail Qemali” marshuan për nder të 5 nxënësve që humbën jetën në aksidentin tragjik

Nxënësit dhe mësuesit e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Çair të Shkupit kanë marshuar sot në nder të 5 nxënësve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.

Në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, ata vendosen lule për 45 viktimat e aksidentit tragjik të 23 nëntorit.

Një nxënëse teksa fliste për humbjen shokëve, u përfshi nga vaji.

Kërkoi që nxënësit dhe të gjithë familjarët e të humburve të mos zhyten në detin e pikëllimit, pasi siç tha, ai nuk ka fund.

“Jeta është me të vërtetë një enigmë e pazgjidhshme. Sjell qaste të gëzueshme si dhe qaste pikëllimi. Por, ja që zoti deshi të na sprovojë me një ngjarje të trishtueshme, e cila po na duket të gjithëve joreale. Në kujtim të këtyre nxënësve, në kujtim të këtyre të rinjve, që humbën jetën tragjikisht, dua t’ju them gjithë moshatarëve të mi: Dhimbja dhe vaji do të jenë gjithmonë prezent në zemrat tona, e vetmja gjë që mban gjallë këta fëmijë, janë kujtimet të cilat na lidhin me to. Andaj, mos u zhytni në detin e pikëllimi, sepse nuk i dihet fundi! Përpiquni të mbani veten të fortë dhe të unifikojmë forcën tonë së bashku”, tha nxënësja.

Video: AIM.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori