LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit e shkollave fillore në Britani në Madhe po kontrollohen për posedim thikash

Nxënësit e shkollave fillore në Britani në Madhe po kontrollohen për posedim thikash

Përdorimi i madhe i armëve të ftohta, ka bërë që shumë shkolla fillore në Britani të Madhe, të kërkojnë që nxënësit të kontrollohen mirë para se të hyjnë brenda.

Këto kërkesa, janë bërë pasi shumë fëmijëve prej shtatë deri në 11-vjeçar, iu janë gjetur thika të ndryshme, transmeton Telegrafi.


Madje, është kërkuar që të instalohen detektorët e metalit në hyrje, në mënyrë që brenda të mos lejohet ndonjë armë e ftohtë.

Deri më tani, janë shtatë shkolla fillore të ulëta në Midlands, që kryejnë kontrolle të shpeshta në kërkim të thikave që i kanë në posedim nxënësit.

Shqetësimi i prindërve lidhur me sigurinë e fëmijëve të tyre është shumë i madh, nga frika se mosmarrëveshjet e ndryshme, mund të përfundojnë me sulme thikash dhe të ketë pasoja të mëdha.

Vetëm pak kohë më parë, një nënë në Luton e kishte njoftuar policisë se të bijës së saj nëntëvjeçare, një bashkëmoshatar ia kishte vënë thikën në fyt.

Të kontaktuar nga psikologët, nxënësit të cilëve iu janë gjetur thika, kanë thënë se nuk ndjehen të sigurt dhe kanë frikë nga grupe të ndryshme, kur të dalin prej dyerve të shkollës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Po trajtohet si

Po trajtohet si "akt terrorist" – detaje dhe pamje të tjera rreth ngjarjes ku peshkopi dhe besimtarët u sulmuan me thikë në një kishë në Sidnei

Australia
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori