LAJMI I FUNDIT:

Nxënësi kosovar nga American School of Kosova shpallet nxënësi më i dalluar i gjeneratës në Londër

Nxënësi kosovar nga American School of Kosova shpallet nxënësi më i dalluar i gjeneratës në Londër

Endri Shema, emër ky që u dëgjua nga 130 nacionalitete të ndryshme, në ceremoninë e diplomimit të HULT University në Londër, si nxënësi më i shquar dhe me notën mesatare më të lartë në gjeneratë.

Endri, nga të qenurit nxënës i American School of Kosova, vazhdoi studimet në HULT International Business School, ku në secilin vend ku u zhvillua programi, si në Londër, Shanghai ashtu edhe në Dubai, ai arriti të veçohej për nga aftësitë dhe përkushtimi i tij.


Në ceremoninë e diplomimit, kur emri i tij u thirr për arritjet e tij të mëdha gjatë studimeve, ai u ngrit plotë krenari duke mbajtur flamurin e Kosovës në duar. “Kurrë në jetë s’jam ndjerë më shumë krenar se sa sot të them se jam Kosovar e ta shprehë para të gjithëve!-tha Endri i emocionuar.

Për më tepër, tema e diplomës së Endrit, me titullin “Të ia dalësh pavarësisht vështirësive: Vështirësitë, Strategjitë dhe Resurset që përdorin gratë lidere të Kosovës për t’pasur sukses në një vend maskilist si Kosova”, jo vetëm që u vlerësua me notë maksimale, mirëpo u përzgjodh që të prezantohej në një ndër konferencat më të mëdha botërore të menaxhmentit, SMA Conference 2019, në Virgjinia, Amerikë.

E padyshim që “ky është vetëm fillimi” i sukseseve të tij, siç thekson edhe vet ai.

American School of Kosova vazhdon të bëj përpjekje të fuqishme që të shtyjë nxënësit e saj të punojnë me tërë kapacitetin që kanë dhe t’i pergatisë ata për suksese të tilla brenda dhe jashtë vendit. American School of Kosova është krenare me Endrin dhe nxënësit tjerë që po bëjnë ndryshimin në botë.

artikull i sponsorizuar
Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori