LAJMI I FUNDIT:

Nxënësi gjashtë vjeçar plagos me armë zjarri mësuesen në një shkollë në Virginia

Nxënësi gjashtë vjeçar plagos me armë zjarri mësuesen në një shkollë në Virginia

Një djalë 6-vjeçar gjendet në dhomat e paraburgimit pasi plagosi me armë zjarri një mësuese në shkollën fillore “Richneck” në Newport News, Virginia, tha shefi i policisë Steve Drew.

“Individi është një fëmijë 6 vjeçar. Ai është tani në paraburgim”, tha Drew. “Ne kemi qenë në kontakt me avokatin tonë të Commonwealth dhe disa entitete të tjera për të na ndihmuar që t’i ofrojmë shërbime sa më të mira të riut”, shtoi ai.


Drew tha se mësuesja – e cila është rreth të 30-ave – u qëllua dje brenda një klase dhe shtoi se “kjo nuk ishte një e shtënë aksidentale”.

Shefi i policisë tha se mes mësueses dhe nxënësit ka pasur një mosmarrëveshje dhe se është shkrepur vetëm një plumb, raporton cnn.

Drew, e cila më herët kishte thënë se mësuesja ishte në gjendje kritike, tha të premten në mbrëmje, plaga konsiderohet e rrezikshme për jetën, por se kishte “disa përmirësime”.

Zyrtarët po shqyrtojnë gjithashtu çdo rast të kaluar që mund të ketë ndodhur para të shtënave. /Telegrafi/