LAJMI I FUNDIT:

Nutricionistët zbulojnë: Këto ushqime janë jashtëzakonisht të shëndetshme, por nuk duhen ngrënë të papërpunuara

Nutricionistët zbulojnë: Këto ushqime janë jashtëzakonisht të shëndetshme, por nuk duhen ngrënë të papërpunuara

Marrja e rregullt e perimeve është e nevojshme për shëndetin e përgjithshëm të organizmit, por duhet pasur parasysh se jo çdo perime është adekuate si e papërpunuar, por kërkon trajtim termik

Është mirë e njohur se metodat e gatimit mund të eliminojnë vitaminat dhe mineralet nga një grup ushqimesh, ndërsa në të tjerët lëndët ushqyese aktivizohen vetëm pas trajtimit termik, transmeton Telegrafi.


Besohet se konsumimi i frutave dhe i perimeve të paziera mund të nxisë humbjen e peshës dhe të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të caktuara, por jo të gjitha frutat dhe perimet e papërpunuara janë të shëndetshme.

Nutricionistët po zbulojnë se cilat lloje perimesh nuk duhen ngrënë të papërpunuara, sepse në një formë të tillë mund të shkaktojnë gazra, fryrje apo probleme të tjera.

Ushqimet që nuk rekomandohen të hahen të papërpunuara janë: patëllxhani, fasulet e kuqe, spinaqi, bishtajoret e kuqe, kërpudhat e egra, llojet e ndryshme të lakrës, arugula.

Nëse i hani të papërpunuara, ato ndikojnë negativisht në prodhimin e hormoneve të tiroides dhe rrisin probabilitetin e formimit të gurëve oksalat. Por ky efekt mund të shmanget duke i trajtuar ato në mënyrë termike.

Nëse dëshironi të përfitoni sa më shumë nga pjatat e gatshme me perime, nuk keni nevojë t’i zieni ose t’i piqni për një kohë të gjatë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori