LAJMI I FUNDIT:

Nusja dhe dhëndri bëheshin gati të ndërrojnë unazat, befasisht shfaqet ish-e dashura e tij – i kërkon të rikthehet tek ajo (Video)

Nusja dhe dhëndri bëheshin gati të ndërrojnë unazat, befasisht shfaqet ish-e dashura e tij – i kërkon të rikthehet tek ajo (Video)

Një vajzë në Kinë ka arritur t’ia prish ditën më të lumtur ish-të dashurit të saj – dasmën, pasi në momentin që po bëhej gati të ndërronte unazat me partneren, u shfaq ajo duke e lutur që t’i rikthehet.

E kapluar nga emocionet, ish-e dashura shihet në video duke i bërtitur dhëndrit “ishte faji im” dhe qëndron e gjunjëzuar para tij dhe nuses, derisa dasmorët e shokuar vetëm vështronin, transmeton Telegrafi.


Ajo ishte futur brenda kur nusja dhe dhëndri po bëheshin gati të ndërrojnë unazat dhe të puthen. Ajo krijoi një atmosferë të pakëndshme, kurse nusja e veshur me fustan të bardhë sikurse “rivalja” në një moment humbi durimin dhe u largua duke e lënë dhëndrin vetëm për pak sekonda.

Videoja 30 sekondëshe që është bërë virale është filmuar në ceremoninë martesore në Kinë, e sipas mediave lokale dhëndri raportohet se ishte ndarë nga ish-e dashura gjashtë muaj më parë për shkak se kishin personalitete krejtësisht të ndryshme dhe nuk përshtateshin.

E prezenca e ish-të dashurës e kishte befasuar atë, kur u shfaq e paftuar në dasmë e veshur me fustan të bardhë. Ajo vazhdimisht e luste që t’ia falë dhe t’i jep një shans tjetër lidhjes së tyre. /Telegrafi/