LAJMI I FUNDIT:

Nurellari: Paradoksale që LVV e LDK u morën vesh për programin për dy ditë e nuk po gjejnë kompromis për presidentin

Nurellari: Paradoksale që LVV e LDK u morën vesh për programin për dy ditë e nuk po gjejnë kompromis për presidentin

Njohësi i zhvillimeve rajonale, Adri Nurellari ka folur për takimin e së shtunës në Durrës mes Ramës-Vuçiç e Zaev si dhe për zhvillimet aktuale politike në Kosovë.

Nurellari në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se takimi në Durrës i treshes Rama-Vuçiq-Zaev nuk do të sjellë ndonjë rezultat pos që do të jetë një fotografi.


Ai ka thënë se në mungesë të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor kjo nismë nuk ka të ardhme.

Njohësi i zhvillimeve rajonale ka thënë se neglizhimi që Shqipëria i ka bërë Republikës së Kosovës është  një gjë që këto takime nuk kanë vlerë për shqiptarët.

“Rama shpërfilli totalisht Kosovën duke shkelur marrëveshjen për konsultime të përbashkëta për gjeopolitika të ndryshme”.

Nurellari thotë se “Mini Shengeni ballkanik” është njëfarë alternativ për t’i fituar vendet e Ballkanit në një paradhomë që kur BE të jetë gati t’i ftojë këto vende për anëtarësim.

“Nuk është rastësi pse Mali i Zi po refuzon të bëhet pjesë e kësaj nisme pasi ata kanë një premtim konkret që deri në vitin 2025 do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Ata nuk dëshirojnë të bëhen pjesë e më të ngadalshmes”.

Duke folur për zhvillimet politike, Nurellari ka thënë se nuk ka dyshim që Kosova është në krizë politike pasur parasysh se zgjedhjet janë certifikuar prej shumë ditësh.

“Paradoksi është që situata nxjerr zbuluar dy partitë fituese, pasi ata nuk kanë vullnet për të ardhmen por vetëm orekse për pushtet. Pra koalicioni VV-LDK është koalicion i karrigeve”.

Nurellari ka thënë që si është e mundur që dy parti që janë ideologjikisht të kundërta mundën të arrinin marrëveshje për programin e nuk merren vesh për poste.

“Dy palët kanë faj, pasi PDK dy orë pas zgjedhje u hapi rrugën për ndonjë koalicion alternativ siç bërë Kurti në vitin 2014 kur deshi të bënte zotin Haradinaj kryeministër”.

Analisti thotë se PDK në të kaluarën e ka dhënë presidentin dhe sipas tij ka hapësirë që edhe sot të arrihet një kompromis për t’u zgjidhur ky problem.

“Është shumë më mirë të dërgohen para programe se të debatohet për emra”.

Nurellari ka kritikuar edhe bashkimin e disa ministrive me disa të tjera.

Analisti thotë se është e pakuptimtë që Ministria e Integrimeve të bashkohet me atë të Punëve të Jashtme pasi sipas tij Ministria e Integrimit ka detyra plotësisht të brendshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori