LAJMI I FUNDIT:

Nuredini: Filloi pastrimi i lindanit të deponuar

Nuredini: Filloi pastrimi i lindanit të deponuar

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini ka shënuar sot nisjen e pastrimit të pastrimit të lindanit të deponuar në ish kompaninë OHIS.

Nuredini tha se faza përgatitore ka marrë shumë kohë, pasi duheshin të realizoheshin hulumtime të detajuara dhe të pajiset me aparaturë laboratori i Institutit të Kimisë në kuadër të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore.


“Sot marrim pjesë në fillimin e pastrimit të lindanit të deponuar. Procesi përgatitor zgjati shumë, por ballafaqimi me këto burime dhe revitalizimi i tyre kërkon hulumtime të detajuara të vetë deponive, përcaktimi i vlerës së rrezikut, realizim të trajnimeve për profesionalizimin e të përfshirëve, sigurim i pajisjeve shtesë laboratorike për ndjekjen e ndikimit ndaj mjedisit jetësor gjatë procesit të cilin e promovuam jo shumë kohë më parë, në Institutin e Kimisë në FShM-së”, tha Nuredini, transmeton TV21.

Lindani do të pastrohet nga kompania “Poli Eko”, ndërkaq plani parasheh që lindani të eksportohet në Francë, ndërkaq në Holandë do të analizohet toka e kontaminuar.

“Deri në fillim të vitit të ardhshëm duhet të largohen sasia e parë prej rreth 700 tonësh tokë e kontaminuar”, shtoi Nuredini.

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori