LAJMI I FUNDIT:

Numri i vogël i porosive të Tesla-s shton shqetësimet mbi inventarin e pashitur

Numri i vogël i porosive të Tesla-s shton shqetësimet mbi inventarin e pashitur

Jo shumë kohë më parë pati raportime se inventari i pashitur i Tesla do të rritet në nivelin më të lartë ndonjëherë të regjistruar nga kompania.

Në kohen kur dolën këto raportime, Tesla kishte vetëm 9,500 vetura në stok, shifër e cila nuk është aq e lartë, por është një terren i panjohur për kompaninë që vetëm vitin e kaluar kishte gati gjysmë milioni klientë që prisnin veturat e tyre.


Duke iu falënderuar “Troy Teslike”, tani na është qartësuar shumëçka – në njërën anë e kemi inventarin e pashitur, ndërsa në anën tjetër kemi numrin në rënie të porosive, dhe tani mund të përpiqemi të kuptojmë pak më tepër nga kjo informata, raporton Arena EV, përcjell Telegrafi.

Që nga 15 prilli, Tesla ka 72,000 porosi që ende presin për t’u përmbushur dhe 30,000 porosi më pak se sa kishte në fund të marsit. Dërgimi i porosive nuk është asnjëherë diçka e keqe për tu bërë, por nëse porositë vazhdojnë të bien, atëherë ka vetëm një kuptim – klientët e rinj nuk po blejnë vetura të gjigantit amerikan.

Tesla vazhdon ta rrisë shkallën e saj të provimit, dhe Gigafabrikat e saj vazhdojnë që të arrijnë synimet, e që do të thotë se në treg do të dalin vetura të reja. Në shkallen aktuale të prodhimit, Tesla ka një listë pritjeje 22 ditore dhe nëse shitjet nuk rriten, në rreth 3 javë inventari i pashitur do të fillojë të rritet edhe më tejë.

Tani po fillojmë të shohim arsyet për uljet e fundit të çmimeve të Tesla – pas shtytjes përfundimtare në dhjetor të vitit të kaluar, kompania përfundoi me një listë prej vetëm 74,000 porosive. Duke kuptuar se riprodhimi po rritej, Tesla iu drejtua uljes së çmimeve me shpresën për të zhvendosur inventarin në rritje.

Kjo në fakt e kishte një ndihmë të vogël, pasi mund të shohim që numri i porosive të mbetura nga muajt shkurt dhe mars është rritur në pak më shumë se 100,000 porosi. Fatkeqësisht, suksesi ishte i shkurtër, kjo pasi Tesla vazhdoi të luante me çmimet dhe klientët thjesht vendosën të ndalin bërjen e porosive. /Telegrafi/