LAJMI I FUNDIT:

Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues shkon mbi 28 mijë në Turqi dhe Siri

Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues shkon mbi 28 mijë në Turqi dhe Siri

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit të së hënës ka arritur në 28,192.

Siç raportohet, vetëm në Turqi kanë vdekur 24,617, tha zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay në një konferencë shtypi të shtunën, transmeton Telegrafi.


Video emocionuese, qeni po pret pronaren e tij në Hatay që ka mbetur e bllokuar nën rrënoja për pesë ditë
Lexo po ashtu Video emocionuese, qeni po pret pronaren e tij në Hatay që ka mbetur e bllokuar nën rrënoja për pesë ditë

Në Siri, numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara është 3,575, përfshirë 2,167 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha.

Siç thuhet, 1,408 viktima shtesë janë regjistruar në territoret e kontrolluara nga qeveria, sipas mediave shtetërore siriane, të cilat citojnë ministrinë e shëndetësisë të vendit. /Telegrafi/