Kosova ka regjistruar 1.344 viktima nga coronavirusi që nga fillimi i pandemisë

Kosova më 3 dhjetor regjistroi katër viktima dhe 234 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton coronavirusi i ri, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).
"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (90, 59 vjeç), Malishevë 1 rast (55 vjeç), Prishtinë 1 rast (89 vjeç)", thuhet në njoftim.
Rastet e reja të infektimeve dalin pas testimit të 1.057 mostrave.
IKSHPK-ja po ashtu tha se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 420 pacientë.
Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 3 dhjetor, Kosova ka regjistruar 51.965 raste pozitive me COVID-19.
Prej tyre, 1.344 pacientë kanë vdekur dhe janë 42.635 shëruar persona.
Raste aktive janë 7.986.
Nga
Telegrafi
03/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































