LAJMI I FUNDIT:

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 29 mijë

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 29 mijë

Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë javën e kaluar, ka shkuar në mbi 29 mijë.

Në anën tjetër, autoritetet turke kanë njoftuar se këtë vend deri më tani janë regjistruar 24.617 viktima kurse 4.500 tjera në Siri, transmeton Telegrafi.


E ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet të qytetarëve që kanë mbetur nën rrënojat, megjithatë i ftohti po ua vështirëson punën.

Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues shkon mbi 28 mijë në Turqi dhe Siri
Lexo po ashtu Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues shkon mbi 28 mijë në Turqi dhe Siri

Me kalimin e ditëve, shpresat për të mbijetuar vetëm sa vijnë e pakësohen për faktin se pa ujë, ushqim e në të ftohtë, të paktë janë ata që mund t’i mbijetojnë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, është zotuar se asnjë qytetarë nuk do të mbetet pa kulm mbi kokë. /Telegrafi/