LAJMI I FUNDIT:

Numri i të vdekurve arrin në katër, pas shembjes së një ndërtese nga një shpërthim gazi në Itali – publikohen pamje tjera nga vendi i ngjarjes

Numri i të vdekurve arrin në katër, pas shembjes së një ndërtese nga një shpërthim gazi në Itali – publikohen pamje tjera nga vendi i ngjarjes

Katër persona humbën jetën dhe pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një ndërtesë katërkatëshe u shemb në ishullin italian të Sicilisë si pasojë e një shpërthimi gazi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndërtesa u dogj pasi një tub gazi natyror shpërtheu në qytetin jugor të Ravanusa pranë Agrigento, qyteti jugperëndimor sicilian i famshëm për tempujt e tij grekë, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.


Dy gra u nxorën të gjalla nga rrënojat pas shembjes të së shtunës mbrëma, dhe shpëtimtarët dhe qentë nuhatës po kërkonin ende për të zhdukurit, që besohet se përfshin një çift të ri që prisnin një fëmijë.

Një nga gratë e shpëtuara besohet të jetë një 80-vjeçare e cila u dërgua në spitalin lokal të Licata me fraktura të rënda.

Tjetra duket të jetë kunata e saj, të cilën shpëtuesit mundën ta gjenin pasi dëgjuan telefonin e saj që binte në mes të rrënojave.

Njësia lokale e shërbimit të mbrojtjes civile të Italisë konfirmoi në rrjetin e saj në Twitter se numri i të vdekurve aktualisht ishte katër.

Ndërkohë imazhet televizive treguan një masë rrënojash dhe trarësh druri në një hapësirë të madhe boshe ku dikur qëndronte ndërtesa, me ndërtesat fqinje të djegura dhe të dëmtuara gjithashtu.

Shpërthimi ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi, thanë autoritetet, të cilat kanë hapur një hetim.

Menjëherë pas shpërthimit të së shtunës mbrëma, kryebashkiaku i Ravanusa-s, Carmello D’Angelo apeloi në Facebook për ‘të gjithë në dispozicion që kanë lopata dhe buldozerë’.

Rreth 50 persona janë zhvendosur, tha D’Angelo për Rainews24, pasi në shpërthim u dëmtuan edhe dy banesa ngjitur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Evropa
Zelensky mban një seri takimesh për të prishur planet ruse

Zelensky mban një seri takimesh për të prishur planet ruse

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori