LAJMI I FUNDIT:

“Numri i serbëve në Kosovë po rritet, fal Vuçiqit e Vulinit”

“Numri i serbëve në Kosovë po rritet, fal Vuçiqit e Vulinit”

Lideri i Lëvizjes Socialiste, Aleksandar Vulin, sot ka qëndruar në Kragujevc ku ka lëshuar deklarata retorike drejt Kosovës dhe Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë.

Atij i është bashkangjitur edhe Millosh Stojkoviq, kryetar i shoqatës së personave të zhvendosur nga Kosova në Serbi.


Ai ka thënë se Qeveria e Serbisë kurrë “nuk do ta njohë Kosovën dhe nuk do ta lëshojë Republikën Serbe”, ashtu siç “do të luftojë gjithmonë për to”, transmeton Koha.net.

“Qeveria e cila udhëhiqet nga Aleksander Vuçiq, në të cilën jam ministër, kurrë nuk do ta njohë Kosovën. Kurrë nuk do të ndalet së luftuari, dhe pyet komunitetin ndërkombëtar çka po bëhet për të dëbuarit tanë…”, ka thënë Vulin.

Ndërsa, për sa i përket personave të zhvendosur nga Kosova në Serbi, Stojkoviq ka thënë se prej kur Vuçiqi kryeministër dhe ministër Vulini, në Kosovë ka më shumë serbë.