Numri i rasteve aktive me Covid-19 është 470, më shumë ka në Shkup
Kaluan dy ditë në vend pasi ora policore është hequr tërësisht, me protokolle të posaçme janë hapur kafenetë dhe restorantet si dhe një pjesë e të punësuarve janë kthyer nëpër vendet e punës. E obligueshme është mbajtja e maskave dhe e distancës prej dy metrash.
Kompetentët apelojnë që edhe krahas lehtësimit të masave, të mos ketë neglizhencë dhe të respektohen rekomandimet për mbrojtje që mos të arrijmë në situatë përsëri të vendosen masa kufizuese.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 38 raste të reja, ndërsa aktualisht aktiv janë 470 raste të të infektuarve me Kovid-19.
Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive në vend.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce tha se ne përballemi me dy zgjedhje – të mësohemi të respektojmë pa kushte masat shëndetësore që janë parakusht për normalizimin e situatës ose duke mosrespektuar rekomandimet të rrezikojmë përsëri të kthehen kufizimet dhe masat e rrepta.
“Jeta ka filluar të kthehet në normalitet dhe bizneset kanë filluar të hapen, lëvizja e lirë po kthehet, dhe kufijtë do të hapen së shpejti. Ne po hapemi si të gjitha vendet përreth nesh dhe në botë”, thekson Filipce.
Ai potencoi se analizat e epidemiologëve konstatuan se gjendja është stabile, ndërsa strategjia e deritanishme dha rezultat.
Në 24 orët e fundit janë bërë 560 testime, ndërkaq janë regjistruar 38 raste të reja me Covid-19, dhe atë në: Shkup-24, Kumanovë-4, Shtip-4, Tetovë-3, Manastir-1, Negotinë-2.
Siç informuan për AIM nga Ministria e Shëndetësisë, konform të dhënave të ISHP-së, 24 të infektuarit në Shkup janë nga Buteli-4, Saraji-7, Çair-3, Aerodrom-3, Studeniçan-2, Gazi Babë-1, Shuto Orizare-2, Kisella Vodë-1 dhe Karposh-1.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2077, numri i pacientëve të shëruar është 1486, i të vdekurve 122, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 470.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se përqindja e vdekshmërisë në vendin tonë është larg mbi vendet tjera në rajon, mesatares evropiane dhe botërore.
Përqindja e vdekshmërisë nga numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut arrin 5,8%, ndërsa me përqindje më të lartë të vdekshmërisë në rajon janë Sllovenia me 7,3%, BeH me 6,2%, Greqia me 6.0%.
Përqindja e vdekshmërisë në vendin tonë është nën mesataren botërore e cila arrin 6,17% dhe larg nën mesataren evropiane e cila arrin 8,75%. Nëse merren parasysh përqindjet e vendeve evropiane me zhvillim të lartë siç janë Belgjika me 16,2%, Franca me 15,63%, Italia me 14,31%, Britania e Madhe me 14,02% dhe Suedia me 12,03%, Republika e Maqedonisë së Veriut ka dy deri në tre herë shkallë më të vogël të vdekshmërisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDeklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri