LAJMI I FUNDIT:

Numri i përdoruesve të drogës rritet me 48 %

Numri i përdoruesve të drogës rritet me 48 %

Shqipëria nuk është vetëm vendi kryesor i prodhimit të kanabisit në Europë apo baza europiane e kokainës dhe heroinës. Ajo rezulton të ketë edhe prevalencën më të lartë të përdorimit të kokainës në një vit, në botë.

Zyra për Drogën dhe Krimet e Kombeve të Bashkuara (UNODC), thotë se prevalenca vjetore është me 2.5% të popullsisë nga mosha 15 – 64 vjeç.


Numri i përdoruesve, sipas UNODC është rritur me 48 %.

UNODC u referohet të dhënave zyrtare të raportuara nga Instituti i Shëndetit Publik për vitin 2014.

Edhe në të dhënat e përditësuara të Institutit të Shëndetit Publik për vitin 2015 rezulton se tendenca e përdorimit të kokainës është rritur ndjeshëm. Me rritje rezulton edhe numri i përdoruesve të të gjitha drogave të tjera të forta, si heroina.

ISHP thotë se përdorimi i drogave po rritet edhe tek adoleshentët. Sipas Instituti, 11.7% e moshave nga 15 deri në 34 vjeç kanë provuar të paktën një herë marijuanë dhe 4.7 % kanë provuar kokainën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori