LAJMI I FUNDIT:

Numri i infermierëve që largohen nga Shqipëria, i përafërt me numrin e të licencuarve në 2021

Numri i infermierëve që largohen nga Shqipëria, i përafërt me numrin e të licencuarve në 2021

Numri i infermierëve që janë larguar nga Shqipëria në vitin 2021 është pothuajse i njëjtë me numrin e atyre që kanë marrë licencën për të ushtruar këtë profesion.

Pandemia në vitet 2019 dhe 2020 duket se frenoi largimin e infermierëve, por gjatë vitit të kaluar ky numër thuajse u trefishua.


Matilda Gremi studioi infermieri në Shqipëri, por në vitin 2019 vendosi të largohej në Gjermani.

“Gjatë periudhës që kam bërë praktikën në Shqipëri kanë qenë kushtet e punës që më bënë të zgjidhja këtë rrugë. Nisur nga gjërat më bazike, mungesa e dorezave për të punuar, mungesa e ilaçeve”, tregon Matilda.

Sot ajo punon infermiere në urgjencën e përgjithshme të një spitali në Gjermani.

“Momenti im i parë ishte shumë ndryshe, nuk kishte lidhej fare me kushtet në Shqipëri. Kontrata ime e punës është me 38.5 orë në javë që i bie 5 ditë punë edhe dy ditë pushim.

Gjermania mbetet shteti më i kërkuar nga të rinjtë infermierë. Në Gjermani një infermier paguhet mesatarisht me 2,900 euro në muaj, në Shqipëri paga mesatare bruto është 65,700 lekë [540 euro].

Por Gjermania nuk është i vetmi shtet që po merr infermierë shqiptarë.

“Ka pasur një kërkesë të madhe të infermierëve për t’u punësuar në Itali, kërkesë në rritje ka edhe Anglia”, tregon Blerina Duka, presidente e Urdhrit të Infermierit.

Aktualisht në Shqipëri ka rreth 24 mijë infermierë, rreth 17 mijë prej tyre janë të punësuar.

Në spitalet e vendit ka edhe 262 vende të lira pune për infermierët, shifër kjo më e lartë se një vit më parë. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori