LAJMI I FUNDIT:

Numërohen mbi 95 për qind të vendvotimeve – Edi Rama drejt mandatit të tretë

Numërohen mbi 95 për qind të vendvotimeve – Edi Rama drejt mandatit të tretë

Deri më tani janë numëruar mbi 95 për qind e vendvotimeve të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri nga ku rezulton se Partia Socialiste vazhdon të prin me numrin e votave para Partisë Demokrate.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi, deri më tani PS ka 74 deputetë nga gjithsej 140 sa ka Kuvendi i Shqipërisë.

PD ka 59 deputetë, ndjekur nga Lëvizja Socialiste për Integrim me 4 mandate dhe Partia Socialdemokrate me 3 deputetë.


Me marrjen e shumicës së mandateve, e bënë të mundur që kryeministri aktual Edi Rama të vazhdon të qëndroj edhe në një mandat në krye të ekzekutivit shqiptar.

Rama për herë të parë u zgjodh kryeministër i vendit në vitin 2013, duke u rizgjedhur në vitin 2017 dhe në zgjedhjet e 2021-së, ai i fiton për herë të tretë këto zgjedhje.

Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë 3,588,869 qytetarë me të drejtë vote.

Përfundon numërimi në 10 qarqet e Shqipërisë – këto janë mandatet e fituara sipas partive
Lexo po ashtu Përfundon numërimi në 10 qarqet e Shqipërisë – këto janë mandatet e fituara sipas partive

Për 140 vende në Parlamentin shqiptar kanë garuar 1,841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rigon me kupon”: Flet tregtarja që pushtoi rrjetin pas përplasjes me inspektorin

“Rigon me kupon”: Flet tregtarja që pushtoi rrjetin pas përplasjes me inspektorin

Lajme
Prishtina, Mitrovica, Podujeva, Lipjani dhe Vushtrria përfshihen nga erëra të forta

Prishtina, Mitrovica, Podujeva, Lipjani dhe Vushtrria përfshihen nga erëra të forta

Lajme

"Armë, 10 mijë euro, dy milionë dinarë", çka u gjet gjatë operacionit të arrestimit të policit të dyshuar për spiunazh

Lajme
Hoti i replikon Osmanit: Pesë vite demagogji e mashtrime, mandatin po e përfundon pa asnjë rezultat

Hoti i replikon Osmanit: Pesë vite demagogji e mashtrime, mandatin po e përfundon pa asnjë rezultat

Lajme
Osmani: Hoti është njeriu më jorelevant – vetëm Serbia e akuzon Kosovën për moszbatim të marrëveshjeve

Osmani: Hoti është njeriu më jorelevant – vetëm Serbia e akuzon Kosovën për moszbatim të marrëveshjeve

Lajme
​Mos konstituimi i Kuvendit, Osmani tregon veprimet që do të ndërmerren në fillim të javës që vjen

​Mos konstituimi i Kuvendit, Osmani tregon veprimet që do të ndërmerren në fillim të javës që vjen

Lajme
Kalo në kategori