LAJMI I FUNDIT:

Numër i madh i super-makinave evropiane, do të jenë pjesë e një aktiviteti të Detroit Auto Show

Numër i madh i super-makinave evropiane, do të jenë pjesë e një aktiviteti të Detroit Auto Show

Motor Bella është ky aktivitet, që ka mbledhur një numër të madh të super-makinave evropiane

Organizimet për shfaqjen e veturave të reja, janë në vështirësi të mëdha, pasi që prodhues të shumtë janë duke u larguar në masë të madhe, transmeton Telegrafi.


Por, organizatorët e Detroit Auto Show, duan ta mbajnë gjallë këtë shfaqje, duke improvizuar edhe një aktivitet shtesë të quajtur Motor Bella.

Shkaku i ndryshimit të datës të zhvillimeve të këtij organizimi nga janari në qershor, ka mundësi që të ketë edhe aktivitete në ambientet e jashtme.

Në këtë formë, veturat e reja do të shihen nga afër prej vizitorëve dhe kalimtarëve të rastit, ndërsa do të ketë edhe momente, kur do të shfaqin fuqitë duke bërë manovra të ndryshme.

Ky është pikërisht aktiviteti, ka do të shfaqen qindra modele të reja, nga dhjetëra prodhues evropian. Alfa Romeo, Aston Martin, Bentley, Ferrari, Jaguar, Lamborghini, Lotus, Maserati dhe McLaren, janë vetëm disa prej këtyre prodhuesve.

Vetëm tri ditë do të zgjatë ky aktivitet, duke filluar nga pesë qershori, ndërsa më pas do të fillojë pjesa tjetër e Detroit Auto Show, ku pritet të shfaqen shumë vetura të mira. /Telegrafi/