LAJMI I FUNDIT:

Nuk vërehet mungesa e Messit, Barcelona mposht thellë dhe me lehtësi Ferencvarosin

Nuk vërehet mungesa e Messit, Barcelona mposht thellë dhe me lehtësi Ferencvarosin

Barcelona ka marrë një fitore të thellë dhe të lehtë në udhëtim te Ferenvaros me rezultat 3-0 në ndeshjen e pestë të vlefshme për Grupin G në Ligën e Kampionëve.

Ekipi i Ronald Koeman, edhe pse pa yllin kryesor të ekipit, Lionel Messi, arriti ta vazhdojë serinë e qind për qind të fitoreve, duke shkuar në 15 pikë nga pesë ndeshje.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të plotë të katalunasve, të cilët përfunduan punën e fituesit duke shënuar tri gola.


Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm 14-të minutave dhe ishte Antoine Griezmann, i cili shënoi një gol të bukur me thembër për 0-1 pas asistimit të Jordi Alba.

Barcelona arriti të shënojë edhe dy gola tjerë të shpejtë me anë të Martin Braithwaite (20’) për 0-2 pas asistimit të Ousmane Dembele, ndërsa francezi në minutën e 28-të shënoi vet për 0-3.

Në pjesën e dytë, përsëri ishte Barcelona, e cila krijoi më shumë raste dhe menaxhoi lojë drejt fitores së radhës në grupe.

Megjithatë, edhe përkundër rasteve të shumta shifrat mbeten të pandryshuara dhe Barcelona fitoi në fund me rezultat të pastër 3-0.

Pas kësaj fitore, Barcelona ka 15 pikë në vendin e parë apo tri më shumë se Juventusi i dyti me 12 pikë, ndërsa Ferencvaros i katërti me vetëm një pikë.

Në ndeshjen e fundit të grupit, katalunasit presin Juventusin, ndërsa klubi hungarez udhëton te Dynamo Kievi. /Telegrafi/

https://twitter.com/BlaugranaMusab/status/1334230437078691846

https://twitter.com/noob_fcb/status/1334231414255071233

https://twitter.com/GoalRushh/status/1334233564897026051

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

La Liga
Kalo në kategori