LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të tolerohen sjelljet jo profesionale dhe tejkalimi i autorizimeve policore

Nuk do të tolerohen sjelljet jo profesionale dhe tejkalimi i autorizimeve policore

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti i shoqëruar nga menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës, mbajtën sot një takim zyrtar në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës, për të diskutuar rreth punës dhe angazhimeve policore përfshirë integritetin, kodin e etikës, komunikimin, mbikëqyrjen, si dhe qasjen ndaj qytetarëve.

Mehmeti, në këtë vizitë pune, në të cilin ishin prezent menaxhmenti i Drejtorisë Rajonale Prishtinë, komandantët e stacioneve, eprorë dhe mbikëqyrës të niveleve të ndryshme, i falënderoi ata për angazhimet, rezultatet e arritura dhe për punën e tyre të deritanishme në këtë situatë sfiduese nga pandemia.


Njëkohësisht, Mehmeti kërkoi ngritjen e përgjegjësisë në menaxhim dhe mbikëqyrje nga eprorët e të gjitha niveleve me qëllim të avancimit të mëtejmë të besueshmërisë dhe imazhit të Policisë së Kosovës, si organizatë profesionale në shërbim të qytetarëve.

Po ashtu, u kërkua të mbikëqyret puna e zyrtarëve policorë në terren që të kenë komunikim dhe qasje profesionale në të gjitha rastet pavarësisht rrethanave me të cilat përballen, duke treguar përgjegjësi dhe llogaridhënie në interes të shërbimit sa më cilësor ndaj nevojave të qytetarëve.

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të mbetet i përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore, në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit, andaj me qëllim të një shërbimi sa më efikas, nuk do të tolerohen sjelljet e mundshme jo profesionale dhe tejkalimi i autorizimeve policore.

Policia e Kosovës njëkohësisht falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e treguar ndaj policisë, njëherë inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm apo sjellje të mundshme joprofesionale nga ana e zyrtarëve policorë, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori