LAJMI I FUNDIT:

‘Nuk do të shkoja aq larg’ – Cole Palmer nuk pajtohet me pretendimin e madh të Reece James për të

‘Nuk do të shkoja aq larg’ – Cole Palmer nuk pajtohet me pretendimin e madh të Reece James për të

Cole Palmer mori vlerësime të larta nga kapiteni  i tij i skuadrës Reece James pas fitores emocionuese të Chelseat 3-2 kundër Nottingham Forest.

Palmer luajti një rol vendimtar duke asistuar golin e hershëm të Mykhailo Mudryk. Pavarësisht se Forest kaloi në epërsi me golin e Willy Boly dhe goditjen e Callum Hudson-Odoi në pjesën e dytë, Chelsea arriti të marrë tre pikë pas një rikthimi të jashtëzakonshëm.

Asistimi i Cole Palmer në këtë lojë sjell kontributin e tij total në 31 gola në Ligën Premier këtë sezon, duke e bërë atë të barabartë në  me Ollie Watkins të Aston Villas.


Pas ndeshjes kapiteni i Chelseat, Reece James tha se Palmer është një nga futbollistët më të mirë në botë.

Chelsea rikthehet në fund dhe merr fitore që e mban në garë për Evropën
Lexo po ashtu Chelsea rikthehet në fund dhe merr fitore që e mban në garë për Evropën

“Cole Palmer është një nga më të mirët në botë, mendoj personalisht. Në City ai nuk luajti aq sa donte, por ai ka ardhur këtu dhe ka shfrytëzuar rastin me te dyja duart”, deklaroi Reece James.

Palmer, i cili qëndroi pranë James gjatë këtyre komenteve, tha se i vije mirë që dëgjon këto fjalë, por nuk do të shkonte kaq larg.

“Nuk do të shkoja aq larg. Por është mirë të dëgjosh. Është gjithçka e re për mua. Ky është sezoni im i parë që luaj siç duhet në ligë. Ishte një fitore shumë e rëndësishme dhe tani fokusohemi te tjetra”.

Palmer i bashkohet një grupi elitar si lojtari i katërt në historinë e Ligës Premier që ka shënuar 20 ose më shumë gola dhe ka dhënë 10 ose më shumë asistime në sezonin e tij debutues për një klub.

Ai e ndan këtë nder të dalluar me Andrew Cole, i cili e arriti atë me Newcastle United në 1993-94, Jurgen Klinsmann, i cili e bëri atë me Tottenham në 1994-95 dhe Mohamed Salah në sezonin 2017-18 me Liverpool. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Theo Hernandez ndëshkohet me gjobë nga Milani pas kartonit të kuq ndaj Feyenoordi

Theo Hernandez ndëshkohet me gjobë nga Milani pas kartonit të kuq ndaj Feyenoordi

Liga e Kampionëve
“Kjo është e pamundur dhe ata e dinë vetë”, presidenti i La Ligës ia mbyll derën e largimit Real Madridit

“Kjo është e pamundur dhe ata e dinë vetë”, presidenti i La Ligës ia mbyll derën e largimit Real Madridit

La Liga
“Nuk mund të shënojë as në stërvitje”, Gasperini poshtëron yllin e Atalantas pas penalltisë së humbur

“Nuk mund të shënojë as në stërvitje”, Gasperini poshtëron yllin e Atalantas pas penalltisë së humbur

Liga e Kampionëve
Kapiteni i Atalantas mori një nga kartonët e kuq më të çmendur në historinë e Ligës së Kampionëve

Kapiteni i Atalantas mori një nga kartonët e kuq më të çmendur në historinë e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSG përgatit një ofertë prej 80 milionë eurosh për yllin e Real Madridit

PSG përgatit një ofertë prej 80 milionë eurosh për yllin e Real Madridit

Ligue 1
Barcelona befason me objektivin e fundit nga Serie A

Barcelona befason me objektivin e fundit nga Serie A

La Liga
Kalo në kategori