Ndarjet janë shndërruar në një fenomen i zakonshëm në ditët e sotme, por arsyet janë të njëjta pothuajse për të gjithë.
Një revistë angleze, The Cosmopolitan, u shndërrua në organizatore të një ankete për të zbuluar se cilat janë arsyet kryesore që shtyjnë femrat të prishin një marrëdhënie.
Për të gjetur dhjetë motivet më të shpeshta, u pyetën 1 400 femra, rreth zhgënjimeve të pësuara në jetën e tyre sentimentale, transmeton Telegrafi.
10 – Sipas deklaratave të të intervistuarave, arsyeja e dhjetë më e rëndësishme e ndarjeve është raporti seksual. 15,7% e femrave u shprehën se mosqenia në nivelin e duhur në krevat i partnerit, i ka bërë të prishin raportin.
9 – Me 18,9%, arsyeja e nëntë më e shpeshtë është mungesa e interesit të mashkullit ndaj familjes së vajzës.
8 – Marrëdhëniet në distancë janë një tjetër argument kryesor në dhënien fund të raportit. 20,2% e femrave nuk do të ishin të gatshme të pranonin distancën.
7 – Ambicia e pakët e partnerit, i cili ndihet mirë me vendin e punës që ka dhe nuk dëshiron të bëjë karrierë është arsyeja e shtatë më e shpeshtë e ndarjeve, me 20,6%.
6 – 21,1% e femrave kanë prishur një raport sepse mashkulli përkrah tyre nuk ishte aspak romantik dhe aspak i vëmendshëm ndaj datave të rëndësishme apo dhuratave.
5 – Një arsye e fortë është edhe dëshira për të qenë e vetme. 21,1% e të intervistuarave kanë ndierë këtë nevojë gjatë një lidhjeje.
4 – Sherret e vazhdueshme e shkatërrojnë pothuajse gjithmonë një raport. 29,1% e femrave pranuan se janë ndarë të paktën një herë për këtë arsye.
3 – Humbja e besimit mund të jetë po aq e dëmshme për një raport sa edhe tradhtia. 29,7% cituan këtë arsye.
2 – Tradhtia është arsyeja e dytë më e shpeshtë përse femrat braktisin një mashkull. 36,6%, ose më shumë se një në tre femra, i ka thënë lamtumirë partnerit për këtë arsye.
1 – Arsyeja kryesore, humbja e dashurisë. Fraza “nuk të dua më” ka çuar 39,7% të femrave në ndarje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit
U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre