LAJMI I FUNDIT:

Nuk respektuan masat mbrojtëse kundër COVID-19, pronarët e lokaleve të natës zhvendosin klientët nëpër bodrume – policia çeke në aksion

Nuk respektuan masat mbrojtëse kundër COVID-19, pronarët e lokaleve të natës zhvendosin klientët nëpër bodrume – policia çeke në aksion

Në kohën kur pothuajse e tërë bota po aplikon masat shtrënguese nga frika e valës së dytë të COVID-19, shumë biznese kanë hasur në probleme të shumta – duke filluar nga mbyllja e lokaleve të ndryshme afariste.

Mirëpo disa klube të natës në Pragë kanë vendosur t’i shpërfillin urdhrat e autoriteteve të vendit, duke i zhvendosur bizneset e tyre nëpër bodrume ku në mënyrë të fshehtë dhe në masa të rrepta të dyerve sekrete, po argëtojnë klientelen, transmeton Telegrafi.


E ky veprim nuk i ka shpëtuar syrit të policisë së Pragës, që vazhdimisht patrullojnë rrugëve të kryeqytetit të Çekisë, ku përqindja e rasteve të reja me COVID-19 është më e larta në Evropë.

E përveç turmave që nuk mbanin maska dhe nuk respektonin distancën fizike, policia ka gjetur edhe qese të plastikës me lëndë narkotike.

Si rezultat i kësaj pronarët e lokaleve janë dënuar me 3 milionë kruna çeke (apo 100 mijë funte).

Kujtojmë që në këtë vend është në fuqi vendimi që pas orës 8 të pasdites mund të lëvizin vetëm nga 6 persona në turmë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë

Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë

Botë
Kalo në kategori