LAJMI I FUNDIT:

Nuk respektuan Ligjin për pandeminë, Policia dënoi 620 qytetarë

Nuk respektuan Ligjin për pandeminë, Policia dënoi 620 qytetarë
Foto: Ilustrim

Në 24-orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 6 mijë e 20 gjoba për qytetarët që nuk kanë respektuar Ligjin për Pandeminë.

Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.


Ky ligj në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.

Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.

E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.

Ndërsa, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Ndryshe, trendi i rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovës është duke vazhduar, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 730 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 755. /Telegrafi/