LAJMI I FUNDIT:

Nuk posedonte dokumentacion përkatës në bord, bllokohet një skaf në plazhin e Ksamilit

Nuk posedonte dokumentacion përkatës në bord, bllokohet një skaf në plazhin e Ksamilit

Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë, Sarandë dhe Himarë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik.

Reklama

Shkon 7 numri i mjeteve lundruese të bllokuara gjatë kësaj jave, nga DVKM Vlorë.

Policia njofton se “bllokohet një tjetër mjet lundrues skaf, në plazhin e Ksamilit, dhe ndëshkohet me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesi, pasi nuk posedonte dokumentacionin përkatës në bord”.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare Sarandë, në zbatim të planit të masave të hartuar për forcimin e kontrolleve në det dhe në tokë, ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike, si dhe për të verifikuar ligjshmërinë e posedimit dhe drejtimit të këtyre mjeteve nga shtetas të ndryshëm, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, kanë evidentuar një tjetër rast të drejtimit të mjetit lundrues, në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Policia Kufitare e Sarandës ka ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesin e një mjeti lundrues tip skaf, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm në bord.

Mjeti lundrues skaf u bllokua deri në shlyerjen e masës administrative dhe pajisjen e drejtuesit të tij, me dokumentacionin përkatës.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital, ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama: Pavarësia e Kosovës është aprovuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

Rama: Pavarësia e Kosovës është aprovuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

Lajme
Cilat janë garancitë që Asociacioni nuk do të përfundojë si “Republika serbe”, Hovenier: Duhet të keni besim në SHBA-të, jemi zotuar se nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë

Cilat janë garancitë që Asociacioni nuk do të përfundojë si “Republika serbe”, Hovenier: Duhet të keni besim në SHBA-të, jemi zotuar se nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë

Lajme
Arrestimi i serbëve për krime lufte, BE: Jemi në kontakt me autoritetet në Prishtinë

Arrestimi i serbëve për krime lufte, BE: Jemi në kontakt me autoritetet në Prishtinë

Lajme
Escobar: Lajçak ka mbështetjen e plotë, nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysmë do ta bindë komunitetin transatlantik të ndryshojë taktikat e tij

Escobar: Lajçak ka mbështetjen e plotë, nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysmë do ta bindë komunitetin transatlantik të ndryshojë taktikat e tij

Lajme
Linjat e autobusëve të Trafikut Urban tashmë edhe në Google Maps, Rama jep detaje

Linjat e autobusëve të Trafikut Urban tashmë edhe në Google Maps, Rama jep detaje

Prishtina
Krstiq: Presioni ndaj serbëve në veri vjen drejtpërdrejt nga BIA dhe Vuçiq

Krstiq: Presioni ndaj serbëve në veri vjen drejtpërdrejt nga BIA dhe Vuçiq

Lajme
Kalo në kategori