"Nuk po shkon askund"- Borussia Dortmund 'blindon' yllin e saj pas kërkesave nga gjigantët anglezë

Me fjalët:"Nuk po shkon askund"- Borussia Dortmund ka njoftuar marrëveshjen me mesfushorin Felix Nmecha për zgjatjen e kontratës deri në qershor të vitit 2030.
Klubet angleze si Manchester City, Manchester United, Chelsea dhe Tottenham ishin vënë pas tij, por milionerët duket se kanë reaguar shpejtë për ta siguruar të ardhmen e tij.
Mesfushori gjerman iu bashkua klubit verdhezi në verën e vitit 2023 nga VfL Wolfsburg dhe që atëherë është shndërruar në një nga lojtarët kyç të skuadrës së drejtuar nga trajneri Niko Kovac.
2️⃣0️⃣3️⃣0️⃣ pic.twitter.com/447nyYH2co
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) March 11, 2026
Deri tani ai ka regjistruar 71 paraqitje në Bundesliga me Dortmundin dhe ka luajtur në të gjitha 25 ndeshjet e para të sezonit 2025/26.
“Kam pasur shumë përvoja të shkëlqyera me këtë klub dhe tifozët gjatë viteve të fundit dhe jam shumë mirënjohës për besimin e klubit”.
“Dua ta shpërblej këtë besim duke dhënë maksimumin tim për Borussia Dortmundin”, ka deklaruar Nmecha, i cili numëron gjashtë paraqitje me Kombëtarja e Gjermanisë.
Not going anywhere. 🔐 pic.twitter.com/EWOFJSz64X
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) March 11, 2026
Nmecha, i cili debutoi si profesionist në vitin 2019 te Manchester City, këtë sezon ka shënuar pesë gola në të gjitha garat. /Telegrafi/




















































