Klubi Italian Napoli po vlerëson mundësinë e huazimit të sulmuesit Lorenzo Lucca gjatë afatit kalimtar të janarit, për të krijuar hapësirë në organikë dhe për të afruar një mesfushor të ri.

Ky veprim vjen pasi Lucca ka pasur një start të vështirë te Napoli: deri tani ka shënuar vetëm 1 gol në 12 ndeshje në Serie A, nga të cilat vetëm katër si titullar.


Në këtë situatë, dy prej klubeve që po përfshihen seriozisht në garë për shërbimet e tij janë Milan dhe Roma. Për Milanin, largimi i Santiago Gimenez mund të lehtësojë ardhjen e Luccas, ndërsa Roma pritet të përfundojë huazimin e Evan Ferguson, e sheh italianin si një opsion për të forcuar repartin ofensivë.

Lucca u transferua verën e kaluar te Napoli nga Udinese me marrëveshje huazimi me detyrim për blerje.

Megjithatë, konkurrenca dhe performanca e dobët e kanë çuar në skajin e renditjes së sulmuesve në klub.

Përsa i përket mundësive, një huazim i përkohshëm duket më i mundshëm sesa një transferim përfundimtar, duke qenë se Napoli ka nevojë të “bëjë vend” për përforcime të tjera.

Sidoqoftë, vendimi final mbetet nën vlerësim, dhe shumë varet nga lëvizjet e Milanit dhe Romës në janar. /Telegrafi/

telegrafi sport app