Nuk përmbahet më, tani Mikel Arteta ka filluar të tallet edhe me lëvizjet e gjyqtarëve
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është kapur nga kamerat duke tallur gjyqtarin Simon Hooper në minutat e fundit të fitores 4-2 kundër Aston Villas.
Topçinjtë shënuan dy herë në kohën shtesë për të marrë pikët e plota, të cilët mbetën prapa dy herë në pjesën e parë pas golave të Ollie Watkins dhe Philippe Coutinhos.
Pavarësisht nga filli i dobët i ndeshjes, Arsenali tregoi një shpirt luftarak në pjesën e dytë.
Oleksandr Zinchenko barazoi rezultatin në 2-2– përpara se golat e nga Emiliano Martinez (auti-gol) dhe Gabriel Martinelli të vulosnin fatin e ndeshjes.
Përpara këtyre dy golave në kohën e rregullt, Arteta shfaqi një pamje të frustruar në vijën afër fushës në Villa Park.
Në fakt, spanjolli ishte aq i nervozuar në ata minuta, saqë u kap duke imituar gjyqtarin Simon Hooper për urdhërimin e ripërtëritjes së goditjes së lirë për shkak të një topi në lëvizje. /Telegrafi/






























