Modelja ruse, Ariana Lirey, ka qenë një emër shumë i komentuar në media e shtypin shqiptar.

Kjo për shkak të lidhjes së saj me reperin nga Drenica, Don Xhoni, e cila bëri bujë të madhe gjithandej.


Dyshja, të cilët janë të ndarë për më shumë se dy vjet, asokohe hodhën akuza të shumta ndaj njëri-tjetrit, duke treguar në një formë arsyet që çuan deri në prishje të raportit.

Screenshot 4 28 Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja nga Rusia tashmë është e martuar dhe po vazhdon me aktivitetet e saj atje.

Megjithatë, ajo siç shihet nuk ka hequr dorë akoma nga shqiptarët dhe këtë e ka dëshmuar me një postim të fundit.

Screenshot 5 32 Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta ka ndarë një video në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram, ku shihet duke kënduar këngën e Taynës “Si ai”.

Duket se me këtë projekt, Lirey ka ngacmuar fansat që mban nga trojet shqiptare. /Telegrafi/

Screenshot 9 31 Ariana Lirey dhe Don Xhoni