LAJMI I FUNDIT:

Nuk mundi ta duronte zhurmën, Princi Louis mbylli veshët e tij ndërsa një aeroplan fluturoi gjatë një shfaqjeje ushtarake në Britani

Nuk mundi ta duronte zhurmën, Princi Louis mbylli veshët e tij ndërsa një aeroplan fluturoi gjatë një shfaqjeje ushtarake në Britani

Ai ka deklaruar në mënyrë të famshme se dëshiron të bëhet një pilot si babai i tij një ditë – por Princi Louis mund të duhet të kapërcejë “neverinë e tij” ndaj motorëve me zë të lartë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, pesëvjeçari u bashkua me prindërit dhe vëllain dhe motrën e tij në një vizitë – në një shfaqje ajrore ushtarake në Gloucestershire.


Gjatë kësaj kohe, familja pesë anëtarëshe u dërgua në një turne në aeroplanin e madh transportues C-17 – i cili u përdor për të transportuar arkivolin e mbretëreshës së ndjerë në ditët përpara funeralit të saj shtatorin e kaluar.

Në një moment gjatë turneut, Princi Louis, Princesha Charlotte dhe Princi William u ndalën nga një tabelë ekspozuese për të lexuar për historinë e aeroplanit.

Ndërsa qëndronte pranë motrës së tij, ai u duk i lumtur teksa fliste me anëtarët e RAF – por fytyra “i ndryshoi” kur dëgjoi një aeroplan të ngrihej në aeroport.

Ai ndaloi për një moment përpara se të “mbulonte” veshët me duar dhe të lëshonte një klithmë të vogël.

Djali më i vogël i Princit dhe Princeshës së Uellsit u shfaq mjaft i mërzitur nga zhurma dhe shikoi përreth për prindërit e tij.

Megjithatë, Louis u mërzit vetëm për disa sekonda dhe shpejt e ktheu vëmendjen te fotografitë në tabelë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Pronari sulmohet nga çita e mbajtur në shtëpi, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Pronari sulmohet nga çita e mbajtur në shtëpi, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Interesante
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Fun
Shenjat paralajmëruese që do t’ju bëjnë të qeshni

Shenjat paralajmëruese që do t’ju bëjnë të qeshni

Interesante
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Interesante
Bëhet virale krijimtaria e artistit kinez

Bëhet virale krijimtaria e artistit kinez "Shkallët drejt Parajsës"

Interesante
Kalo në kategori