LAJMI I FUNDIT:

Nuk më dëgjuat…

Nuk më dëgjuat…

Po na shitet ideja se deputeti duhet të jetë specialist i zoti. Ku e di unë, për vreshtari, mjelje lopësh, ndërtime shtëpish, e kështu me radhë. Kjo është një ngatërresë edhe më e madhe midis politikës dhe teknologjisë.

Deputeti nuk mund të njohë të gjitha mjeshtëritë për të cilat ai bën ligje. Ta zëmë një agronom mund të njohë këtë fushë, por ligjet që mbulojnë të gjitha fushat e tjera ai nuk mund t’i njohë. Pra, fakti se është agronom, mjek, rrobaqepës, a intelektual, nuk e bën atë automatikisht një deputet të mirë. Sepse, deputeti është një rol politik. Duhen zgjedhur alternativa politike për çdo çështje, sepse teknikisht sado e rëndësishme të jetë, nuk merr dot vendim për ta orientuar shoqërinë kështu apo ashtu, dhe duhen bërë ligje të mira juridikisht që një teknik sado i zoti nuk i bën dot. Sa për teknikë dhe dijetarë të mirë, deputeti mund të konsultohet me ekspertë që janë në profesion. Kuvendi merr ekspertiza. Pse është administrata?


Është hedhur poshtë ideja se një Kuvend i mirë është, kur atje ka sa më shumë profesorë dhe doktorë, sikurse thotë ndokush që tregon se është krejt amator në shkencat politike.

Nuk ka të tillë në parlamentet e vendeve më të zhvilluara. Ose ka pak. Por, parlamenti përdor atje ekspertiza që Kuvendi ynë as i ka pasur ndonjëherë në vëmendje.