Ka shkrimtarë, profesorë e akademikë, të cilët shkruajnë me një gjuhë të përçudnuar, të varfër, të gjymtuar, huazojnë panevojshëm fjalë të huaja dhe kryesisht i mungon estetika në shkrimet a kumtesat e tyre, duke e bërë kështu shkrimin vështirë të lexueshëm, për më tepër prore të pakuptueshëm.
Prej kohësh nuk jam duke ia lexuar punimet e tyre vetëm për shkak të llojit të përdorimit të gjuhës, sepse përdorimi i dhunës përgjatë të shkruarit më dhunon edhe mua mendërisht. Po ashtu ka hoxhallarë që prej ligjërimeve të tyre kam hequr dorë. Arsyeja është e njëjtë; ata fare nuk brengosen për mjetin e përçimit – gjuhën, njëherësh duke i privuar dëgjuesit prej një lartësimi intelektual, prandaj jo rastësisht edhe pas 20 vjetësh ligjërata të rregullta në xhami (jo nëpër të gjitha xhamitë), shkalla intelektuale e xhematit është e njëjtë.
S’do mend se në këtë rast nuk është vetëm faji i përdorimit të gjuhës së varfër, por njohja dhe përdorimi si duhet i gjuhës ka rëndësi të jashtëzakonshme. Këta sikur harruan thënien e Hoxhë Hasan Tahsinit: “Arma më e fuqishme e përparimit dhe e diturisë së një populli është gjuha”! Lloji i kësaj shpure (shkrimtarë, profesorë, hoxhallarë, priftërinj, gazetarë) duhet ta kuptojnë se njohja e gjuhës nuk i përket vetëm gjuhëtarëve, por gjithsecilit, kurse gjuhëtarët janë ata që i prijnë kësaj detyre madhështore, janë mësuesit tanë të përjetshëm në këtë botë të përkohshme.
Ashtu që, nuk mund t’i shprehim idetë madhështore apo ta përçojmë ndonjë porosi të lartë, nëse nuk e njohim shkëlqyeshëm gjuhën me të cilën i drejtohemi dëgjuesve apo lexuesve. Po ashtu, nuk mund ta njohim shkëlqyeshëm një gjuhë të caktuar nëse nuk lexojmë libra të atilla që mes tjerash i kushtohet rëndësi edhe përdorimit të gjuhës. Kjo vlen edhe për ata që dëgjohen. Duhet patjetër ta përdorin gjuhën e njësuar dhe shumësinë e fjalëve që tashmë gjenden në fjalor, por për fat jo të mirë, jo të gjitha fjalët përdoren.
Mjaft më me përshtatje. Le t’i përshtaten njerëzit një standardi të caktuar dhe jo standardi dëshirave të njerëzve, përndryshe mosrespektimi i standardit të shpie në kaos. Të mos shkruajmë a flasim me një gjuhë të varfër dhe të gjymtuar, gjoja se të pranishmit nuk e kuptuakan si duhet këtë gjuhë. Le të mësohen me këtë gjuhë. Në fillim do t’i duket vështirë, por me kalimin e kohës do të mësohen dhe pa dyshim se do të lartësohen në piramidën e diturisë.
Rrjedhimisht, ideja do të del e mangët nëse përdorim një gjuhë të varfër dhe të gjymtuar. Kësisoj, nëse duam ta lartësojmë shkallën e njohurive, duhet të mundohemi e të djersitemi nëse është nevoja dhe pa dyshim se do t’ia dalim. Në të kundërtën, nëse shkojmë me mendësinë e përshtatjes, ndoshta sot do të kuptohemi si duhet, por nesër do të jemi sikurse që ishim dje, pra fare nuk do të lartësohemi, pse jo me kalimin e kohës do të amortizohemi.
Me pak fjalë, gjuha e njësuar shqipe duhet të përdoret kudo: në shkollë; zyre, familje, kafene, xhami, sallë sporti, kishë, spital, libra, mediume, universitete, shtabe partiake, letra dashurie. Kjo nuk do të thotë se gjuha standarde është e përkryer dhe se nuk ka nevojë të pasurohet me fjalë të reja apo të pasurohet me prurje të reja që kanë një themel të gjuhës shqipe!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur