LAJMI I FUNDIT:

Nuk kanë fund problemet te Kanadaja para Kupës së Botës, ylli i skuadrës Alphonso Davies kërkon para për fanellat e tij të shitura

Nuk kanë fund problemet te Kanadaja para Kupës së Botës, ylli i skuadrës Alphonso Davies kërkon para për fanellat e tij të shitura

Federata e Futbollit e Kanadasë po përballet me ngjarje jo të zakonshme pasi u kualifikua në Kupën e Botës në Katar për herë të parë pas 36 vitesh.

Fillimisht, ekipi i drejtuar nga kapiteni Milan Borjan, nisën bojkotin për shkak të shpërblimeve të papaguara për arritjen e madhe, duke zënë vend në mesin e 32 më të mirave të botës dhe një vend në Katar.


Federata arriti t’i shlyejë ato detyrime dhe të qetësojë tensionin dhe më pas lindën probleme të reja sepse lojtari kryesor Alphonso Davies e ndaloi federatën të shesë fanella me emrin e tij sepse nuk merr para prej tyre.

Mbrojtësi i Bayern Munich beson se një pjesë e fitimit duhet t’i shkojë edhe atij, ndaj këtë gjë e ka kërkuar përmes menaxherit të tij, Nick Huoseh.

Menaxheri Househ po insiston që të arrihet një marrëveshje, sipas së cilës Federata e Futbollit e Kanadasë do të heqë dorë nga një pjesë e fitimit nga shitja e fanellave dhe t’ua kalojë atë lojtarëve.

Kanadezët aktualisht nuk mund të mburren me një atmosferë të mirë përpara udhëtimit të tyre në Katar, ku i presin ndeshjet në grup me Marokun, Kroacinë dhe Belgjikën.

Kujtojmë se Kupa e Botës fillon më 20 nëntor dhe zgjat deri më 18 dhjetor. /Telegrafi/