LAJMI I FUNDIT:

“Nuk kam fjalë”, Bashkëshortja e Alec Baldwin flet për herë të parë pas ngjarjes tragjike që e la të vdekur kinematografen Halyna Hutchins

“Nuk kam fjalë”, Bashkëshortja e Alec Baldwin flet për herë të parë pas ngjarjes tragjike që e la të vdekur kinematografen Halyna Hutchins
Foto: Getty Images

Hilaria Baldwin ka thyer heshtjen në lidhje me të shtënat aksidentale të Halyna Hutchins, në të cilën ishte përfshirë bashkëshorti i saj, Alec Baldwin.

Ajo bëri një postim në rrjete sociale gjatë ditës së sotme (e hënë) duke shprehur ngushëllimet për familjen e kinematografes ukrainase.

“Zemra ime është me Halynan, bashkëshortin, djalin, familjen dhe me të gjithë të dashurit e tyre. Dhe për Alec gjithashtu”, nis postimin Baldwin.


“Thuhet ‘nuk ka fjalë’ sepse është e pamundur të shprehësh tronditjen dhe dhimbjen e një aksidenti kaq tragjik. Humbje. Mbështetje”, kanë qenë fjalët e Hilaria.

Reagimi i instruktores së yoga-s vjen pak ditë pasi Alec bëri një deklaratë rreth kësaj ngjarje. Ai shprehu ngushëllimet e tij për familjen Hutchins dhe vuri në dukje se ishte në kontakt me ta pas asaj që ndodhi.

Xhirimet vdekjeprurëse - reagon zemërthyer motra e vogël e kinematografes Halyna Hutchins
Lexo po ashtu Xhirimet vdekjeprurëse - reagon zemërthyer motra e vogël e kinematografes Halyna Hutchins

Drejtoresha e fotografisë vdiq aksidentalisht nga Alec Baldwin gjatë xhirimeve të filmit “Rust”. Në po të njëjtën kohë ishte plagosur edhe regjisori Joel Souza.

Hilaria Baldwin (Foto: Getty Images)

“Rust”ndërkaq është një film perëndimor, ngjarja e të cilit zhvillohet në vitet 1880, ku luajnë aktorë si: Baldwin, Travis Fimmel dhe Jensen Ackles.

Zyra e Sherifit theksoi që hetimi ‘mbetet i hapur dhe aktiv’ dhe nuk është ngritur asnjë aktakuzë. /Telegrafi/

Alec dhe Hilaria Baldwin (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila publikon pamje nga prapaskenat e klipit me Ledrin – mahnit ndjekësit me paraqitjen atraktive në skenën e pishinës

Xhensila publikon pamje nga prapaskenat e klipit me Ledrin – mahnit ndjekësit me paraqitjen atraktive në skenën e pishinës

Magazina
Demi Lovato tërheq vëmendjen me pamjen e re – fansat dyshojnë për Ozempic

Demi Lovato tërheq vëmendjen me pamjen e re – fansat dyshojnë për Ozempic

Magazina
Hailey Bieber magjeps në një fustan elegant blu në tapetin e kuq të çmimeve të modës

Hailey Bieber magjeps në një fustan elegant blu në tapetin e kuq të çmimeve të modës

Magazina
Fituesi i

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Magazina
Miley Cyrus realizon një fotosesion të guximshëm në New York për Maybelline

Miley Cyrus realizon një fotosesion të guximshëm në New York për Maybelline

Magazina
Një konkurrent në 'Celebrity Big Brother' në Angli habit opinionin me informacionet nga jashtë - e di se Katy Perry ka udhëtuar në hapësirë

Një konkurrent në 'Celebrity Big Brother' në Angli habit opinionin me informacionet nga jashtë - e di se Katy Perry ka udhëtuar në hapësirë

Magazina
Kalo në kategori