LAJMI I FUNDIT:

Nuk kalon rezoluta e PDK-së për shkarkimin e ministres Hajdari

Nuk kalon rezoluta e PDK-së për shkarkimin e ministres Hajdari
Foto: Arkiv

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan propozim-rezolutën për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Këtë propozim e kishte bërë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).


Projekt-rezoluta i mori vetëm 26 vota për, dhe 60 deputetët ishin kundër saj.

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës po shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat e muajit shkurt, mars, prill e maj.

Aktualisht, në Kuvend po zhvillohet procesi për zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesa të Medieve. /Telegrafi/