Vdekja shokuese e bateristit të “Foo Fighters”, Taylor Hawkins, shënon tragjedinë e dytë të madhe për Dave Grohl, i cili humbi sërish një nga bashkanëtarët e grupit.
Muzikanti amerikan, i cili hyri në “Rock and Roll Hall of Fame” në vitin 2021 si pjesë e grupit “Foo Fighters”, është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli të premten (26 mars) në Bogota të Kolumbisë, ku bendi duhej të performonte në një festival.
Ai ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare, ndërsa autoritetet e atjeshme besojnë se vdekja e tij është e lidhur me drogën, pasi ekzaminimet mjekësore dhe testet toksikologjike kanë gjetur prezencën e substancave të ndryshme në organizmin e tij.

Kjo është një tjetër humbje shkatërruese për frontmenin e “Foo Fighters”, Dave Grohl, 28 vjet pas vdekjes së liderit legjendar të grupit “Nirvana”, Kurt Cobain.
Në fakt, “Foo Fighters” është një grup i lindur nga tragjedia – i formuar në vitin 1994 pas shpërbërjes së “Nirvana”, si pasojë e vetëvrasjes së Cobain.
Në vitin 1990, Dave Grohl iu bashkua grupit legjendar, “Nirvana”, si baterist duke zënë vendin e Chad Channing dhe albumi i dytë dhe më i suksesshmi i grupit, Nevermind (1991), shënonte herën e parë që rokeri luante në bateri për bendin e famshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=oKU1HXMZYm4
“Nirvana” konsiderohet si një prej grupeve më të suksesshme në histori me më shumë se 75 milionë kopje albumesh të shitura, ndërkohë që muzika e tyre vazhdon të jetë e pranishme dhe të dëgjohet edhe kaq shumë vite pas shpërbërjes së grupit.
Gjatë tri viteve të kulmit të tyre, bendi fitoi çmime të shumta, duke përfshirë American Music Award, Brit Award e Grammy Award, si edhe shtatë MTV Video Music Awards dhe dy NME Awards. Siguruan pesë herë vendin e parë me hitet në top-listën Billboard Alternative Songs dhe kryesuan katër herë me albumet e tyre në Billboard 200.
Revista Rolling Stone në vitin 2004 e përfshiu “Nirvana” në mesin e 100 artistëve më të mirë të të gjitha kohërave, ndërsa në vitin 2014 grupi u bë pjesë e ‘Rock and Roll Hall of Fame’. Albumi “MTV Unplugged” në New York i lansuar pas vdekjes së Cobain fitoi çmimin për performancën më të mirë të zhanrit alternativ në ceremoninë e Grammy Awards të vitit 1996.
https://www.youtube.com/watch?v=vJfmzn0kXZo
Pa frontmenin legjendar, grupi i shpërbë. Grohl nuk priti shumë dhe të njëjtin vit e themeloi “Foo Fighters”, këtë herë jo si baterist, por si kitarist dhe këngëtar – frontmen. Fillimisht, ai ishte anëtari i vetëm zyrtar i bendit, ndërsa pas një viti, para publikimit të albumit të parë i angazhoi basistin Nate Mendel dhe bateristin William Goldsmith, edhe pse pjesë më të madhe në studio e kishte kryer vet në të gjitha instrumentet.
Në vitin 1997, grupit iu bashkua Taylor Hawkins duke zëvendësuar Goldsmithin, derisa këngëtari i referohej atij si vëlla. Në memoaret e vitit 2021, “The Storyteller”, Grohl tregonte lidhjen e madhe me bateristin duke thënë se e ka “vëlla nga një nënë tjetër, mikun më të mirë, një njeri për të cilin do ta merrja plumbin”.
Gjatë viteve të ekzistencës, “Foo Fighters” kanë fituar 12 çmime Grammy duke përfshirë katër herë triumfin për albumin më të mirë rok. Ndërsa në vitin 2021 u përfshinë në ‘Rock and Roll Hall of Fame’ (hera e dytë për Grohl, i cili kishte hyrë edhe me “Nirvana” në vitin 2014).

Grupi kishte bërë një pauzë afro dhjetëvjeçare duke u rikthyer në skenë në vitin 2017, ndërsa vdekja e Hawkins do të shënojë një tjetër goditje shkatërruese për Dave, pas vetëvrasjes së Cobain në vitin 1994. Frontmeni i “Nirvana” vdiq në moshën 27 vjeçare dhe trupi i tij u gjet në shtëpinë në Seattle të Washingtonit më 8 prill 1994 – tri ditë pasi e kishte vrarë veten.
Rreth një javë para vetëvrasjes, Kurt ishte larguar nga një klinikë rehabilitimi në Los Angeles pa u treguar familjarëve dhe miqve. Ai ishte zhdukur për disa ditë, ashtu që bashkëshortja Courtney Love angazhoi një detektiv privat për ta kërkuar. Rokeri ishte lokalizuar në Seattle, por kishte refuzuar të kthehej në Los Angeles dhe më pas e kishte vrarë veten.
Grohl, i cili kishte bërë muzikë me Cobain nga viti 1990 deri në vitin 1994 e kishte përshkruar ditën kur dëgjoi për vdekjen e tij si ditën më të errët në jetë duke thënë se nuk kalonte asnjë ditë pa menduar për të. Dhe sërish është gjetur para një tragjedie dhe vdekjes së një bashkanëtari në rastin e Hawkins.
Taylor lindi në vitin 1972 në Fort Worth të Teksasit dhe ishte rritur në Laguna Beach të Kalifornisë. Ai ka lënë pas bashkëshorten Alison dhe tre fëmijët e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë

Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

“Kush është ky”, momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Një vit më parë u skualifikua se i derdhi alkool në fytyrë, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi darkojnë dhe 'rikthejnë' skenën e famshme të BBVA 3

Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë

Rozana Radi hedh dyshime mbi orientimin seksual të Gjestit: Si mund të më akuzojnë si homofobe, kur unë rri gjithë ditën me të

Edona Llalloshi, befasia e zgjedhjeve – merr afro 30 mijë vota nga qytetarët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame