LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka ujë të mjaftueshëm për banorët e fshatit Koliçan të Komunës së Studeniçanit

Nuk ka ujë të mjaftueshëm për banorët e fshatit Koliçan të Komunës së Studeniçanit

Banorët e fshatit Koliçan të Komunës së Studeniçanit ballafaqohen me ujin e pamjaftueshëm. Këtë e konfirmon edhe vetë kreu i Komunës Azem Sadiku, i cili tha ka bërë mjaftë përpjekje për gjendjen e një zgjidhjeje të përhershme të ujit në këtë fshat, njofton Koha.

“Është problem, aty ka ujë të pijshëm por nuk funksionon nuk është i mjaftueshëm. Gjatë mandatit të kaluar kam bërë shumë përpjekje që të zgjidhet ky problem, bile kam pas edhe shumë premtime nga pushteti i atëhershëm se nëse komuna e përgatit projektin ata do të sigurojnë mjete nga MTL dhe burimet tjera të pushtetit qendror mirëpo gjatë tërë kohës na kanë mbajtur pezull nuk është pranuar zgjidhja e këtij problemi. Komuna e Studeniçanit e ka projektin e ujit ai projekt përfshin nga burimi ku është tani ndërtimi i atij burimi dhe gypat e ri që nga burimi deri te rezvari dhe rrjeti sekondar i fshatit”, tha Sadiku.


Projekti për ujin në Koliçan do të jetë shumë efikas.

“Nëse ndërtohet projekti siç është parashikuar atëherë do të bëhet edhe harxhimi i ujit në mënyrë të organizuar, çdo amvisëri do të ketë matës të ujit dhe atë do ta menaxhojë ndërmarrja komunale e Studeniçanit dhe me automatizëm deri në një përqindje të madhe do të zbutet ajo kriza e ujit. Si projekt plotësues për këtë problem Komuna e Studeniçanit e ka edhe një projekt tjetër që të sjellë ujë nga Liqenet e Sallakovës që është në bjeshkë të Komunës dhe ai projekt parashihet ti zgjidh problemet e të gjitha vendbanimeve që bien në të pjesë të Komunës tonë. Këtë paramendojmë ta realizojmë me financim publiko-privat po nëse gjejmë investitor privat do të bëheshe rrjeti ujësjellësit ku do të menaxhojë komuna nëpërmjet ndërmarrjes komunale publike kurse partneri privat do të menaxhoj me hidrocentralet e vogla. Ai projekt do ta zgjidh në përgjithësi edhe problemin e ujit në Koliçan po edhe në gjitha vendbanimet tjera”, tha ai./Koha.mk/