LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka qen më të këndshëm se ky: Nëse po zgjidhni një kafshë shtëpiake për fëmijët tuaj – zgjidhni atë!

Nuk ka qen më të këndshëm se ky: Nëse po zgjidhni një kafshë shtëpiake për fëmijët tuaj – zgjidhni atë!

Ky qen shtëpiak patjetër do të ndikojë në hormonin tuaj të lumturisë

Kanakarët më të zakonshëm që i marrim si kafshë shtëpiake janë qentë.


Çdo racë qensh është specifike në mënyrën e vet. E ka origjinën nga Belgjika dhe përdorej si ruajtës i deleve.

Disa raca janë edukuar me shekuj për të mbrojtur bagëtinë, disa për të mbrojtur shtëpinë tonë nga rreziqe të ndryshme dhe disa për të qenë kafshë shtëpiake përkëdhelëse, transmeton Telegrafi.

Në secilën prej tyre është rrënjosur një instinkt për besnikëri dhe dashuri. Prandaj, të gjithë zgjedhin një racë sipas nevojave dhe afiniteteve të tyre.

Ju do ta njihni Bariun belg (Belgian Malinois) nga trupi i tij muskulor dhe shprehja dashamirëse e fytyrës.

Shutterstock

Ai është një nga qentë më të lehtë për t’u stërvitur. Karakterizohet nga qimet e drejta, të cilat nuk janë as shumë të mëndafshta, as të mprehta. Shtresa e trashë e mbron atë nga uji dhe i ftohti.

Kjo racë ruan mirë objektet, janë shumë besnikë, të vëmendshëm dhe inteligjentë.

Pra, nuk është për t’u habitur që edhe ky është një qen policie, dhe përdoret gjithashtu si udhërrëfyes për të verbrit.

Ata kanë një dashuri të madhe për njerëzit, kështu që ndonjëherë mund të duket se kërkojnë shumë vëmendje. Ata janë shumë aktivë dhe energjikë, dhe pronari duhet të jetë i gatshëm të luajë vazhdimisht me ta.

Thinkstock

Bariu belg i do shumë fëmijët, por edhe fëmijët ata, sepse kanë gjithmonë një partner të shkëlqyeshëm për të luajtur.

Siç e përmendëm, bariu belg është një nga ata qen që stërvitet më lehtë, falë inteligjencës dhe performancës fizike e bënë një kafshë mjaft të zhdërvjellë.

Jetëgjatësia e tyre mund të jetë deri në 13 vjet.

Sëmundjet kryesore ndaj të cilave kjo racë është e predispozuar janë kataraktet, epilepsia, tiroidet, sëmundjet degjenerative të veshkave, probleme kardiake.

Nëse ju pëlqejnë aktivitetet fizike, shëtitjet e gjata në natyrë, nëse ndiheni të dëshpëruar dhe të vetmuar, Bariu Belg është zgjedhja e duhur për ju! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Gjashtë stile të mjekrës që zbulojnë personalitetin tuaj! (Foto)

Gjashtë stile të mjekrës që zbulojnë personalitetin tuaj! (Foto)

Stil
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Kalo në kategori