LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka durim në BE: Serbia duhet t’ia vendosë sanksionet Rusisë

Nuk ka durim në BE: Serbia duhet t’ia vendosë sanksionet Rusisë

Dy mesazhe të pakëndshme ka marrë presidenti serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. E para ishte një mesazh i qartë se BE-ja pret që të gjitha vendet e rajonit të mbështesin sanksionet kundër Rusisë dhe e dyta ishte njoftimi i ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwartz se vendi do të paraqiste kërkesë formale për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Siç e kishte pranuar edhe vetë Vuçiq, këto dy tema janë aq të vështira për Serbinë, saqë ai kishte thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.


Deri më tani, Serbia ka arritur disi t’i rezistojë presionit për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, siç kanë bërë të gjitha vendet e tjera.

Siç shkruan mediumi kroat Jutarni List, edhe pse disa përfaqësues të institucioneve të BE-së janë përpjekur të relativizojnë pikëpamjet e Serbisë dhe të tregojnë mirëkuptim, shumë shtete anëtare janë të indinjuar nga pikëpamjet e Beogradit dhe po kërkojnë qartë që Serbia të vendosë përfundimisht në cilën anë dëshiron të jetë.

Pakoja e gjashtë e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë

Borel ka falënderuar dje të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë mbështetur BE-në në qëndrimet e tyre në lidhje me Rusinë. Përveç Serbisë, të gjitha vendet në rajon mbështetën sanksionet kundër Rusisë, por kishte votuar në OKB për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut. Megjithatë, për BE-në kjo nuk mjafton dhe se ata po kërkojnë nga Serbia të mbështesë sanksionet dhe sigurisht të mos lejojë që ato të anashkalohen.

Në fjalimet e tij, Vuçiq u përpoq t’i shpjegojë publikut problemet me të cilat po përballet Serbia, aq më tepër që edhe nëse nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, ajo mund të marrë naftë dhe gaz vetëm përmes vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Kroacisë.

Sa i përket Kosovës, presidenti serb beson se me aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Kosova ka shkelur obligime të ndryshme, përfshirë Marrëveshjen e Washingtonit.

Në anën tjetër, Kosova beson se angazhimi ka qenë për një moratorium një vjeçar dhe kërkesa për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e më pas në Partneritetin për Paqe në NATO, ku me këto pritet të forcohet subjektiviteti juridik ndërkombëtar i shtetit.

Këshilli i Evropës ka konfirmuar se ka pranuar aplikacionin zyrtar të Kosovës për anëtarësim. /KP/

Në trend Botë

Më shumë
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Evropa
Kalo në kategori